Postuar më: December 28, 2011
Pyetje: Kam aplikuar për internship në një kompani.Kam dhënë intervistë por nuk më kanë dhënë ende përgjigje. I kam dërguar email nëse e kam fituar mundësinë për të qenë pranë kësaj kompanie por nuk më kanë kthyer përgjigje. Deri sa kohë duhet të pres? Faleminderit
Përgjigje Përshëndetje, ju falenderojmë që keni shkruar në blogun tonë. Fillimisht duhet të dimë nëse ju jeni diplomuar në një Universitet publik apo privat. Gjithashtu i rëndësishëm është fakti nëse shkolla juaj ofron një departament karriere e cila ju krijon mundësi internshipi, apo kërkesa për internship ka qënë individuale. Nëse zyra e karrierës së universitetit tuaj ju ka rekomanduar kompaninë, atëhere informohuni për më shumë detaje pranë shërbimit të karrierës. Përpos kësaj duhet kuptuar edhe kultura e kompanisë ku ju keni aplikuar, nëse kompania i jep rëndësinë e duhur pozicionit të internshipit. Duhet patur parasysh fakti se vetëm në kompanitë e mëdha është arritur ndërgjegjësimi për rëndësinë që i duhet dhënë pozicionit të internshipit. Kompani të vogla të pastrukturuara e konsiderojnë pozicionin e internship të parëndësishëm. Duke qënë se internshipi është një mënyrë e mirë për të siguruar edhe një pozicion pune duhet marrë në konsideratë fakti nëse kompania e njeh rëndësinë e internshipit. Ju rekomandojmë ti shkruani një email duke shprehur pësëri interesin tuaj ose ti merrni në tel. Dhe nëse nuk merrni përgjigje mos u dekurajoni , procesi i rëndësisë së Burimeve Njerëzore pranë kompanive është një sfidë për të tashmen dhe për të ardhmen.