
Intervistat e punës kanë tendencë që të jenë eksperienca që tendosin nervat. Kështu që është e rëndësishme që të jeni plotësisht të përgatitur për ditën e madhe për tu siguruar që jeni me vetëbesim në përgjigjet tuaja, aftësitë dhe gjuhën e trupit. Të qënurit të pa përgatitur dhe të ndrojtur gjatë intervistës mund të ketë një efekt vendimtar dhe mund të rezultojë që rekrutuesi të ketë një impresion të parë të varfër për ju. Më poshtë keni një guidë të shkrutër sesi të krijoni një impresion që zgjat gjatë intervistës së punë:
Tregohuni të përpiktë Kur arrini në një intervistë këshillohet që të arrini 10 minuta para takimit. Duke u shfaqur më herët, ju jeni duke treguar që jeni të përpiktë dhe me aftësi organizaconale. Intervistuesit kanë tendencë të formojnë një impresion të keq të kandidatëve që arrijnë vonë
Vishuni në mënyrë profesionale Imazhi luan një rol domethënës në impresionin e parë. Nëse individët vishen të papërshtatshëm në intervistë, intervistuesi ka të ngjarë ta tregojë atë si një kandidat jo premtues. “Vishuni për sukses” është një nga termat më popullor të përdorur për të përshkruar rëndësinë e veshjes në intervistë. Nëse doni që të jeni të suksesshëm, vishuni sikur ju tashmë e keni rolin për të cilin ju po intervistoheni.
Paraqituni të rregullt Kjo pjesë është e lidhur ngushtë me veshjen profesionale ndërsa rregullimi është pjesë e imazhit total. Kandidatët meshkuj duhet të jenë të rruajtur mirë, thonjë dhe flokë të rregulluar. Femrat duhet të përpiqen dhe të mbajnë stile flokësh të përshtatshme dhe thonjë të mbajtur mirë. Është e rëndësishme që të vëzhgoni higjenën personale në të gjithë kohën.
Shprehjet e fytyrës Shumë kandidatë e përkthejnë nervozizmin e tyre dhe ankthin nëpërmjet gjuhës së trupit pa i kuptuar. Kështu që rekomandohet që të praktikoni një shprehje fytyre përpara një pasqyre në shtëpi, duke u siguruar që ju portretizoni një personalitet pozitiv dhe të këndshëm. Përpiquni që të mbani kontakt me sy me intervistuesin gjatë intervistës dhe buzëqeshni për të shfaquar entuziazëm për rolin.
Kini vetëbesim Kandidatët janë të këshilluar që të kenë një çështje të personalizuar në intervistë duke u shfaqur entuziast, të motivuar dhe potencial, punonjës pozitiv për kompaninë. Vendosni një ton të mirë për intervistën nga një tundje duarsh të vendosur, duke rikujtuar emrat e intervistuesve. Kjo siguron që ju mbani mend emrin tuaj dhe personalitetin pasi intervista është përfunduar.