Postuar më: July 13, 2011
Pyetje: Si mund të shkruaj një letër motivimi (interesi) të rregullt? Ju lutem, a mund të më dërgoni ndonjë shembull? Faleminderit.
Përgjigje: Letra e motivimit është një mundësi për të shtuar informacione personale tek CV-ja juaj. Shumë kandidatë aplikojnë për pozicion të njëjtë pune dheletra e motivimit ka për qëllim që ju të dilni më në pah në krahasim me kandidatët e tjerë. Këtu mund të gjeni një shembull letre motivimi.
Shembull:
Tiranë, data
Andi Popi President dhe themelues i Shoqatës Shqiptare të Sportit 32 Kullat Binjake Tiranë
Objekti i letrës: Pozicioni i kordinatorit
Quhem Flora Mati. Në faqen e internetit të shoqatës suaj lexova lajmërimine punës së kordinatorit dhe dëshiroj të aplikoj me bindjen që i plotësoj shumë mirë kërkesat e këtij pozicioni.
Duke qenë se dhe më përpara unë kam punuar në zyrë, kam fituar kështu njohuritë dhe sfidat që lidhen me punën e këtij mjedisi. Gjatë studimeve universitare, kam qenë gjithashtu një trajnuese dhe instruktore. Përveç kësaj, kam përmirësuar af¬tësitë e mia në menaxhimin e kohës dhe komunikimit duke mbajtur një rol aktiv në disa grupe komunitare dhe në aktivitetet e kohës së lirë. Kam mundur gjithashtu të përfshihem aktivisht në një sërë kursesh dhe projektesh studimi.
Unë komunikoj rrjedhshëm si në anglisht ashtu dhe në italisht. Për mua është e rëndësishme të arrij të siguroj një shërbim profe¬sional klientëve dhe të japë informacionin e duhur në mënyrë të qartë dhe të saktë. Gjithashtu, unë punoj shumë mirë në kompjuter duke hartuar dokumente profesionale dhe me cilësi të lartë.
Ju lutem gjeni bashkangjitur një kopje të CV-së time. Unë do të jem e disponushme dhe do ta vlerësoja shumë mundësinë për t’u takuar me ju për të diskutuar më tej këtë pozicion.
Ju mund të më kontaktoni në (42)562-580 ose me e-mail në [email protected].
Duke ju falenderuar paraprakisht për vëmendjen që i kushtuat kësaj letre, ju lutem pranoni, Zoti President, përshendetjet më të sinqerta nga ana ime.
Flora Mati
85 Rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit” Tiranë (42) 562-580 [email protected]
(Bashkangjitur gjeni CV time)