Këshillimi i karrierës

Këshilla për përgatitijen gjatë intervistës së punës

Këshillimi i karrierës
 

Sektori aktual i punësimit është në disa vende tepër i pajetë si rezultat edhe i krizës ekonomike e cila ka përshirë shumë shtete. Gjithsesi, në disa sektorë të industrisë , tregu i punës vazhdon të ecë  dhe në  shumë fusha gjenden plot vende pune të lira.

Duke lënë mënjanë tregun e punës, nëse jeni në situatën kur ju kanë ofruar një vend pune, është tepër e rëndësishme të jeni plotësisht i përgatitur për çdo element të intervistës së punës, për të arritur kështu të realizoni një intervistë të suksesshme dhe duke e përmbyllur me ofrimin e vendit të punës.

Përgatitja përpara intervistës

Njohja e Kompanisë dhe profilit të saj

Përpara intervistës duhet të kërkoni për kompaninë dhe fushën e saj të veprimit. Sigurohuni që të kuptoni gjithçka që ka të bëjë me kompaninë duke përfshirë profilin e përgjithshëm , historinë e saj dhe datat e rëndësishme.

Në plotësim të kësaj, duhet të keni një njohje gjithëpërfshirëse të fushës në të cilën biznesi operon, për të treguar kështu  informacionet dhe profesionalizmin tuaj gjatë intervistës. Kjo do bëjë të mundur  të jeni më të sigurtë në përgjigjet gjatë intervistës së punës për pyetjet në lidhje me sektorin ku vepron kompania.

Vlerësoni  synimet e karrierës suaj

Duhet të keni një panoramë të qartë të profilit tuaj, eksperiencave dhe aspiratave që doni të arrini. Përgatituni për ti diskutuar të gjithë këto elementë,gjithashtu dhe përgjigjet e plota lidhur me pyetjet se përse ju jeni i duhuri për ta fituar atë vend pune.

Për t’u pasur gjithashtu parasysh…

Sigurohuni që të përgatiteni për intervistën duke bërë disa kopje të CV-së tuaj, si edhe kopje të çdo dokumenti tjetër i cili ju vjen në ndihmë gjatë intervistës. Duhet kështu ti bëni përshtypje intervistuesit duke treguar që jeni plotësisht i përgatitur dhe keni menduar për çdo aspekt të intervistës.

 Gjithashtu me shumë rëndësi është të mendoni se çfarë do vishni  dhe ta bëni gati veshjen tuaj një natë më parë. Veshja duhet të jetë e pastër, e sistemuar  dhe e hekurosur për të qënë e përshtatshme  për  intervistën. Thonjtë duhet të jenë të pastër dhe të rregullt, ndërsa sa u takon meshkujve ata duhet të kujdesen për pastrimin e mjekrës.  Pra, është tepër e rëndësishme të jeni i veshur mirë për intervistën tuaj dhë të paraqiteni sa më mirë.

Së fundmi…

Një këshillë e fundit kur përgatiteni për intervistën tuaj ështe të arrini në kohë.  Sigurohuni që keni dijeni për vendin se ku do zhvillohet intervista dhe, nëse është e nevojshme, bëni një udhëtim paraprak për të mesuar vendndodhjen për atë ditë.  Është mirë që të jeni ulur dhe gati 10 minuta përpara kohës së caktuar.