Këshillimi i karrierës

Gabimet që bëjnë Rekrutuesit gjatë procesit të rekrutimit

Këshillimi i karrierës

Business meeting1.Zgjedhja e kandidatëve me CV të ekzagjeruara Sipas një studimi 79% e të anketuarve përgjigjen se BNJ kanë punësuar punonjës të cilët kishin një seri aftësish të ngatërruara  pavarësisht se cfarë shkruhej në CV e tyre. 2. Nuk bëni pyetjet e duhura gjatë intervistës Shumë rekrutues bejnë pyetje sipërfaqësore gjatë procesit të shqyrtimit dhe nuk e shfrytëzojnë kohën për të bërë ato pyetje të cilat do ti ndihmonin të kuptonin se se sa i kualifikuar është kandidati për pozicionin e kërkuar të punës.

3. Intervistimi i kandidatëve me temperament dhe personalitet të papërshtatshëm për pozicionin e punës Të kesh një ide të qarte për personalitetin e dikujt mund te ul në mënyrë drastike koston duke gjetur kështu personin e duhur për pozicionin e duhur. 4. I besoni vetëm intervistës Ky është serish një gabim i madh të cilin rekrutuesit shpesh e bëjnë. Nisur nga një studim i fundit nga Universiteti i Miciganit, intervista i rrit shanset e kandidatit për të fituar pozicionin e punës vetëm me 2%.

5.Mos verifikimi  i referencave Sipas një sondazhi të kryer nga revista ShRM  më shumë se 25% e punëdhënësve nuk i kontrollojnë kurrë  referencat. 6. Mos marrja në konsideratë e një personi të mbikualifikuar Rrallë herë ndodh një përputhje e plotë ndërmjet kualifikimeve të kandidatit dhe pozicionit të punës.

7. Mungesa e komunikimit nëpërmjet autoriteteve punëdhënëse Komunikimi efikas nëpërmjet punëdhënësve është vital por shpesh i neglizhuar. 8. Të rezultosh me sindromën “Kam nevojë për dikë në këtë moment” Të  marrësh në konsideratë në mënyrë të verbër gjithcka që është shkruar në një CV  e rrit riskun për të marrë  një vendim të gabuar duke rritur ne këtë mënyrë kostot.

9. Të dështosh duke mos realizuar një Përshkrim Pune të saktë Nëse ofroni një përshkrim pune të vakët atëhere do të rezultoni me shumë aplikantë për pozicionin e ofruar, duke e vështirësuar kështu më shumë selektimin e kandidatëve.

10. Promovim i vakët i vendit të punës apo i kompanisë Sot në tregun e punës rekrutuesit mund të sillen sikur janë duke i bërë një favor kandidatëve që po i intervistojnë. Dështimi i një reklame nga ana e kompanisë për të transmetuar entuziasëm tek punëkërkuesit është një tregues i qartë që rekrutuesit nuk mund të rekrutojnë lehtësisht talente.