Këshillimi i karrierës

Dilpomohet në moshën 97 vjeçare!

Këshillimi i karrierës Statistika Lojëra argëtuese dhe humor
Allan Stewart, një australian 97 vjeçar ka vendosur një rekord botëror. Ai ka treguar se ‘nuk është kurrë tepër vonë’ duke arritur të marrë një master në shkenca klinike pranë Universitetit Southern Cross, në Lismore. Australiani ka marrë diplomën e parë universitare në kirurgji dentare pranë Universitetit të  Sidnei-t në vitin 1936. Pas një karriere të gjatë si dentist, ai u ishte kthyer studimeve në fakultetin e drejtësisë, duke përfunduar në 4 vjet e gjysëm kursin 6 vjeçar, nga frika se s’do të kishte shumë kohë për të jetuar, dhe duke arritur të diplomohet në moshën 91 vjeçare. Me diplomën e tretë, Stewart vendosi rekordin si i diplomuari më i vjetër në botë në vitin 2006, kur hyri dhe në librin Guinness. Këtë vit mori diplomën e tij të katërt. Udhëheqësja e tij e diplomës, prof. Sonia Brownie, tregon se kur pa datën e lindjes 1915 shkoi të pyeste në sekretari sepse mendonte se kishin bërë ndonjë gabim. Doktor Stewart ka studiuar përgjithësisht me korrespondencë, shpjegoi ajo, duke treguar një menaxhim kohe të shkëlqyer. Gjatë një interviste televizive, zoti Stewart ka deklaruar se do të ishte gabim të mendoje që ai është një gjeni, duke qenë se për të, koha më e pështatshme për të studiuar ishin orët e para të mëngjesit, pasi pasdite nuk arrinte të mësonte asgjë dhe duhej t’i dedikohej pushimit.