
Për të siguruar një promovim duhet ti bini ne sy eprorëve tuaj. Bëjeni zakon të vini në punë shpejt, dhe përpiquni të jeni i fundit që ikni por mos e teproni. Bëni përpjekje që ta shijoni me të vërtetë punën, dhe lërini të tjerët që ta kuptojnë këtë. Duhet të keni kujdes për mënyrën se si do ta menaxhoni situatën nëse kompania juaj paguan orët shtesë. Nuk duhet të jepni përshtypjen se po qëndroni thjesht për tu paguar më shumë. Gjithmonë tregohuni të kujdesshëm të bëni më shumë nga ç`kërkohet në punën tuaj apo nga ç`shkruhet në përshkrimin tuaj të punës. Sidoqoftë, nëse merrni më shumë përgjegjësi mos e tjekaloni me premtimet dhe mos e mbani kokën lart deri sa ju ta keni përfunduar punën me sukses. Kini kujdes se si e prezantoni veten. Shikoni se çfarë veshjesh kanë shefat tuaj dhe përiquni ti imitoni ata. Nuk është e nevojshme ti tregoni shefit tuaj gjihmonë CV-në për të patur një promovim. Do të ishte mirë të kishit një dosje në zyrë me dokumenta të cilat tregojnë aftësitë e veçanta që ju keni, aftësi kompjuterike ose ndonjë kualifikim si diplomë apo master. Asnjëherë mos nguroni ta pyesni shefin tuaj se si mund të përballoni situata të ndryshme. Gjeni fjalët e duhura për të komunikuar si me shefin ashtu dhe me punonjësit e tjerë që janë më poshtë se ju. Duke vepruar në këto mënyra promovimi juaj do të jetë shumë afër.