Postuar më: September 14, 2021
Kaloni shumë kohë bashkë, por ata vazhdojnë të jenë një mister për ju? Duke filluar nga sot do mësoni t’i deshifroni edhe kur nuk flasin.
Ky mini-udhëzues ju shpjegon si të interpretoni mendimet dhe sjelljen e personave që punojnë përkrah jush çdo ditë. Disa herë, për shkak të situatave apo respektit që ekziston në një ambient pune, natyra e vërtetë e personave është e fshehur, por ekzistojnë disa “truke” për të kuptuar gjërat e pathëna. Mjafton një lëvizje e trupit, një shikim më tepër dhe mund të zbulohet gjithçka, por ekspertja e sjelljes Brigitte Marx-Lang, thote se: “Asnjëherë mos gjykoni një person vetëm për shkak të një gjesti ose një veprimi sepse duhen marrë gjithmonë parasysh faktorë të ndryshëm për të kuptuar çdo situatë”.
Këto janë këshillat e saj për të kuptuar gjuhën e trupit.