Këshillimi i karrierës

Këshillimi i karrierës

Çfarë kerkojne punonjësit nga shefat?

Çfarë mund ta bindë një person që të lërë punën aktuale për një punë ose pozicion të ri në një kompani tjetër? Në një studim të fundit të Gallup – kompani analitike amerikane, e njohur për sondazhet e opinionit publik të kryera në mbarë botën – janë pyetur 13,000 punonjës në lidhje me arsyet që mund t’i bindin të ndërrojnë vendin e punës.

Sipas rëndësisë, punonjësit thanë se nëse do të kërkonin një punë sot do të kishin prioritet:

1. Të ardhurat dhe përfitimet: Studimi zbuloi se faktori kryesor që të anketuarit thanë se do të dëshironin në një pozicion të ri ishte një "rritje e ndjeshme e të ardhurave ose përfitimeve", të cilën 64% e cituan si shumë të rëndësishme.

2. Barazpesha punë-jetë: Kategoria "barazpeshë punë-jetë dhe mirëqenie" gjithashtu është rritur në rëndësi, ku 61% të të anketuarve thonë se këta faktorë janë "shumë të rëndësishëm".

3. Mundësia për t’u përqendruar te pikat e forta: 58% e të anketuarve thanë se ishte e rëndësishme për ta që të gjenin një rol që "i lejonte të bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë". Rekrutuesit duhet të bëjnë përpjekje shtesë për të kuptuar se çfarë e motivon vërtet një kandidat për punën.

4. Siguria në punë: Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë, sidomos tani pas dy viteve të paqëndrueshme për shkak të pandemisë.

5. Gjithëpërfshirja: Punonjësit dëshirojnë ndryshim kur bëhet fjalë për angazhimin e vazhdueshëm të një kompanie për të patur një kulturë gjithëpërfshirjeje. Rekrutuesit duhet të jenë të përgatitur për të diskutuar ndryshimet dhe angazhimet në këtë fushë.

 

Kliko ketu  per artikullin e plote