Postuar më: January 12, 2022
Në një treg të vështirë pune ku ka më shumë njerëz që kërkojnë punë sesa ka pozicione të lira pune, është e rëndësishme të bëni sa më shumë që të jetë e mundur për të dalë nga konkurrenca.
Në fakt, sipas një sondazhi të TopResume me 334 menaxherë punësimi midis gushtit dhe shtatorit të këtij viti, 68% rezultoi se një email falenderimi pas intervistës - ose mungesa e tij - lë një impakt pozitiv ose negativ tek HR kur vlerësohet një kandidat potencial.
Një mesazh falënderimi mund të jetë një mundësi për të lënë një përshtypje të mirë te një menaxher punësimi. Mesazhi juaj duhet të jetë i shkurtër, i drejtpërdrejtë dhe i qartë. Këtu janë këshillat për të dërguar një e-mail që do t'ju veçojë nga të tjerët.
Dërgojini e-mail secilit person me të cilët keni bërë intervistë.
Theksoni pikat tuaja të forta.
Falenderoni intervistuesin tuaj për kohën e dhënë.
Ritheksoni interesin tuaj për pozicionin e punës që keni aplikuar.
Kujtojuni atyre se përse duhet t'ju punësojnë.
Ekipi i duapune.com