Këshillimi i karrierës

Çfarë do të ndodhë nëse kompania ime bashkohet me një tjetër?

Këshillimi i karrierës
Blerjet dhe bashkimet janë duke u bërë të zakonshme, kjo dhe si pasojë e presioneve të konkurrencës. Me ndryshimin vinë sfida të reja, kërkesa të reja dhe personel i ri. Në përgjithësi janë punonjësit e kompanisë që bën blerjen të cilët mbajnë rolet e tyre ndërsa punonjësit e kompanisë që blihet duhet të ri-aplikojnë për punën e tyre ose fatkeqësisht duhet të largohen nga puna. Është normale që stafi i mbetur të ndihet i de-motivuar, i nervozuar ose i mërzitur që kolegët dhe shokët e tyre kanë humbur punën. Dinamika e grupit ka ndryshuar, futja e fytyrave të reja në zyrë mund të sjelli një element pasigurie, mosbesimi, negativitet dhe disa ndjenja të paqarta të stafit në lidhje me rolet e tyre. Ndryshimi duhet parë si një sfidë e re, kështu, si mund ti përballojmë fytyrat e reja në zyrë për ta bërë ndryshimin të ecë sa më qetë? Mbani një sy mbyllur- Është më e lehtë të përgatiteni për ndryshimin kur e dini që ai do të ndodhë. Zbuloni planet- Ndonëse nuk është e lehtë për të marrë informacion ju përpiquni të zbuloni se cili është roli juaj sa më shpejtë të jetë e mundur. Shfrytëzojeni shansin tuaj të dytë për të bërë një përshtypje të mirë- Ndoshta ju keni patur probleme më parë në punë. Ky ndryshim mund të jetë si një ajër i freskët për ju. Tani ju keni një mundësi për të bërë një përshtypje të parë të mirë me stafin e ri. Shfrytëzojeni këtë mundësi në të njëjtën mënyrë siç do të bënit në ditën tuaj të parë në një punë të re. Thyeni barrierat- Kur fytyra të reja vinë në zyrë, ka disa njerëz që e ndiejnë veten më të rëndësishëm thjesht sepse kanë më shumë kohë që punojnë në atë zyrë. Përgatituni të ndihmoni kolegët e rinj, ulini në zyrat e tyre të reja dhe bindjuni shefit tuaj të ri. Shmangni nostalgjinë- Mundohuni të shmangni sentimentalizmat për kolegët e vjetër apo për mënyrën e punës tuaj të mëparshme. Çfarë duket e pazakonshme do të bëhet normale për një periudhë të shkurtër kohe.