Postuar më: June 2, 2011
Pyetje: Kam një projekt për aplikim për punë. Ju lutem a mund të më jepni fazat në të cilat kalon projekti, të specifikuara..
Përgjigje: Një projekt për aplikim pune mund të përfshijë disa faza të caktuara. Fillimisht, një urdhërrëfyes do tju ndihmonte për ndërrmarjen e këtij projekti. Si më poshtë ja disa objektiva që duhet ti vendosni vetvetes përpara fillimit të këtij projekti.
- Eksplorimi i vetvetes
- Përcaktimi i vlerave
- Vendos objektiva
- Eksploroni objektivat
- Ndërtoni mardhënie
- Pranoni detyrat e së ardhmes
Më pas, përpiloni një kërkim strategji për të parë se ku mund të përshtasni nevojat, eksperiencën dhe punën e dëshiruar. Pasi keni identifikuar industritë ku ju dëshironi të aplikoni eksperiencën tuaj në punë, interesat dhe aftësitë tuaja, përpiloni këtë kërkim strategji. Një plan strategji kryesisht fokusohet në këto pika:
- Portale Pune ( duapune.com)
- Networking ( pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme, p.sh. panaire pune)
- Faqet Sociale ( Linkedin) etj
Ky plan kërkim strategji do ju shërbejë që ju të jeni në koherencë me tregun e punës, vendet vakante dhe aplikimin në to. Pasi keni identifikuar kompanitë me pozicionet e punës vakante, ju duhet të përgatisni një CV, dhe një letër motivimi ku shprehni interesin për aplikim, dhe të finalizoni procesin me aplikimin për punë. Procesi vazhdon me intervistën e punës. Nëse aplikimi juaj përzgjidhet, kompania do t’ju thërrasë për një intervistë pune. Procesi i intervistimit është më i rëndësishmi, dhe ju duhet të përgatiteni paraprakisht për të. Një zyrë e specializuar në këshillimin e karrierës mund t’ju ndihmojë ju në këtë proces. Një zyrë e tillë ju ndihmon me anë të praktikës ( improvizon një skenar të njëjtë), dhe këshillave apo udhëzimeve të duhura.