Këshillimi i karrierës

Këshillimi i karrierës

Rinis cikli i trajnimeve 2023 në kuadër të Akademisë së Burimeve Njerëzore

Kemi kënaqësinë t`ju informojmë se duapune.com, në vijim të kryerjes me sukses të trajnimeve të mëparshme të Burimeve Njerëzore po rinis për vitin 2023 ciklin e trajnimeve në kuadër të Akademisë së BNj.  Ky set përbëhet nga 6 trajnime nga 4 orë të cilat do të realizohen në ambjentet e Hotel Lot, në qendër të Tiranës. Trajnimet do të zhvillohen çdo të premte në orën 14:00 – 18:00. Për çdo blerje të paketës së plotë me 5 module, moduli 6 do të ofrohet falas.

Startojmë me trajnimin e parë në dt. 26 Maj 2023 me temën “Njohuri të përgjithshme në Burime Njerëzore. Tematikat e këtij trajnimi janë si më poshtë:

  • Përcaktimi i Burimeve Njerëzore
  • Inventari i aftësive
  • Analiza e punëve dhe kompetencave
  • Profilet e kandidatëve dhe aftësitë
  • Gjetja e kandidatëve të duhur
  • Zhvillimi i Intervistave
  • Trajnimi i punonjësve
  • Vlerësimi i performancës
  • Privatësia, diskriminimi dhe mbrojtja e të dhënave
  • Kompensimi dhe Benefitet
  • Shëndeti dhe Siguria në punë


Trajnimet e tjera të këtij cikli do të zhvillohen në datat si në vijim:

  • Rekrutimi dhe Përzgjedhja e punonjësve                       – 2 qershor
  • Menaxhimi i Kontratave të punës dhe Kodi i Punës      – 9 qershor
  • Menaxhimi i Performancës                                            – 16 qershor
  • Trajnimi dhe Zhvillimi i Punonjësve                             – 23 qershor
  • Teknologjia & AI në HR                                                 – 30 qershor


Të gjitha trajnimet do të zhvillohen nga Menaxherë të suksessshëm në fushën e Burimeve Njerëzore me eksperiencë mbi 15 vjeçare. Për më shumë informacion rreth secilit trajnim ju lutem klikoni në Broshurën ku do gjeni informacion për secilën nga temat përkatëse.

Ftojmë të marrin pjesë në këto trajnime të gjithë specialistët e BNJ që duan të zgjerojnë njohuritë dhe të njohin tendencat e fundit në fushën e BNJ. Nëse keni marrë pjesë më parë dhe keni njohuri, ju lutem shpërndajeni këtë informacion kolegëve tuaj që mund të jenë të interesuar. Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me një çertifikatë pjesëmarrjeje. Për cdo informacion tjetër të nevojshëm ose për t’u regjistruar mund të më kontaktoni në këtë e-mail [email protected] si dhe në numrin e telefonit 0692031583 ose duke plotësuar formularin e regjistrimit.

Akademia.jpeg