Këshillimi i karrierës

Aftësitë e komunikimit: Të flasim dhe të dëgjojmë

Këshillimi i karrierës

123Komunikimi efektiv në të shprehur kërkon që ju të jeni në gjendje të shprehni idetë dhe pikëpamjet tuaja qartë, me vetbesim, dhe në mënyrë konçize. Kështu, përpara një audience ju duhet të praktikoni komunikimin e lirë që ndihmon në prezantimin e fjalimit të rrjedhshëm.

*Jini të qartë dhe konciz.  Përdorni një ton me ritëm të qartë, dhe përmirësoni komunikimin dhe për të inkurajuar pyetje.

*Negociator. Për të arritur në një marrëveshje që është e pranueshme për të dyja palët: përdorni rolin  fitoj-fitoj. Kthehuni tek pikat tuaja me llogjik, dhe tregoni takt tek ata që ju kundërshtojnë.

*Mbajtja e një fjalimi përpara një audience. Paraqiteni mesazhin tuaj në mënyrë interesante, strukturoni prezantimin tuaj duke përdorur mjetet audio vizuale në mënyrë efektive dhe ndërtoni një rapot me audiencën tuaj.

Dëgjimi

*Bëni përdorimin efektiv të gjuhës së trupit dhe të fjalës.  Jini të ndjeshëm ndaj gjuhës së trupit e përdorur nga bashkëbiseduesi si dhe ndaj asaj çka thonë: sytë, gjestet, humori i përshtatshëm dhe analogji.

Bëni përdorim të gjuhës së duhur të trupit: tregohuni i sjellshëm ndaj bashkëbiseduesti, i vëmendshëm dhe mbani kontaktin me sy.

Empatia

Një studim i Liza Aziz- Sadeh ( Unversiteti i Kalifronisë) ka zbuluar se njerëzit me cilësi muzikore kanë tendencën  të jenë më empatik se të tjerët. Empatik do të thotë: *të jesh i hapur për idetë e të tjerëve dhe i ndjeshëm ndaj vlerave dhe ndjenjave të tyre: duke u përpjekur për ti parë gjërat nga perspektiva e personit tjetër. Kjo tregon se ju e kuptoni, se ju mund të dëgjoni dhe të pasqyroni kuptimin e tyre.

Në artikullin e radhës vazhdues do të keni mundësi të lexoni mbi bashkëbisedimet e mira dhe jo të mira. Gabimet që nuk duhet të bëjmë dhe përmirësimin për një dialog të shëndetshëm.