Këshillimi i karrierës

Nuk keni fituar praktike gjate veres? 8 gjera qe mund te beni.

Këshillimi i karrierës

Pra nuk keni fituar një praktikë pune verore. Mos e fajësoni veten. Ka mundësi të reja për ju duke filluar shtatori. Duhet të dini që: Kishte më pak mundësi praktike në muajt e parë të vitit 2021 krahasuar me vitet e mëparshme dhe është sfidë çdo vit. Çfarë mund të bëni ndryshe ju?

Mund të ketë kompani që kërkojnë të plotësojnë praktikat në minutën e fundit, duke përfshirë panairet e punës në shkollën tuaj, bordet e punës dhe burime të tjera të qendrës së karrierës. "Fusha të caktuara ose organizata më të vogla që angazhohen në punësime" në kohë të duhur "mund të kërkojnë praktikantë", thotë Maureen Baska, këshilltar karriere dhe ndihmës drejtor në Qendrën Familjare Meruelo për Zhvillimin e Karrierës në Universitetin e Notre Dame. Shumica e organizatave që rendisin dhe punësojnë praktikantë verorë do të fillojnë programet e tyre deri në fund të majit ose në fillim të qershorit por shumë organizata të tjera ofrojnë intershipe gjatë gjithë vitit.

Ka shumë mundësi të tjera nëse shpresoni të përfitoni tani. Këtu janë 8 këshilla që mund të ndiqni tani (ose, në të vërtetë, në çdo kohë të vitit)

1. Përfundoni një Mikrointernship (ose disa!)

2. Jini aktivë dhe vazhdoni kërkimin.

3. Mundohuni të krijoni brandin tuaj, të gjeni vetveten.

4. Ndihmoni një studiues ose një profesionist tjetër në kërkime

5. Puno në një projekt të pavarur

6. Vullnetar në një organizatë

7. Bëni sa më shumë intervista

8. Ndiqni trajnime rreth profesionit tuaj

Nuk u pranuat në një praktikë këtë verë? Filloni të përqendroheni në gjetjen në vjeshtë. ”

Ndërkohë tek duapunë.com kemi një intership për kompaninë Aluflor: https://www.duapune.com/jobs/intership-ne-dep-burimeve-njerezore-15