Këshillimi i karrierës

5 keshilla se si te silleni me koleget e veshtire ne pune

Këshillimi i karrierës

Mund të ndodh që kolegët mund të refuzojnë të bashkëpunojnë, apo të mos i shohin gjërat nga këndvështrimi juaj dhe zgjedhin vazhdimisht të kundërshtojnë idetë tuaja. Sado që ne mund të ëndërrojmë që këta kolegë të vendosin të lënë punën e tyre kjo gjë nuk ndodh, pra duhet të mësohemi me ta dhe të pranojmë që për një arsye ose një tjetër ata nuk janë bashkëpunues. Ndoshta ata kanë mangësi në organizim dhe gjithmonë humbasin afatet e dorëzimit të punëve. Ndoshta ata janë super të aftë, por të vështirë në komunikim. Ndonjëherë ata janë shumë të mirë në pothuajse të gjitha aspektet, por ju thjesht nuk i keni dhënë mundësinë që t'i njihini.

Mbi të gjitha mësoni se si të menaxhoni konfliktet sepse mund t'ju ndihmojnë të mbani një mjedis pune në harmoni.

Qëndroni të qetë dhe trajtojini me respekt. Përpiquni maksimalisht që të mos jeni të pasjellshëm.

Përpiquni të lidheni me shokun e punës në një nivel personal, njihuni me ta personalisht jo vetëm si kolegë.

Nëse kolegët e tjerë po flasin për këtë person, mbajini mendimet tuaja për veten. Qëndrimi neutral ndihmon në ruajtjen e një mjedisi pozitiv pune për të gjithë.

Nëse kolegu juaj po jua bën të vështirë të ndiheni mirë në punë, mund të jetë koha për t'u përballur me situatën dhe ti shpjegoni pse ndiheni keq nga fjalët ose veprimet e tij/saj.

Kur ky person fillon të thyejë politikat e kompanisë ose po ndikon negativisht në punën tuaj, mund të jetë koha për ta dërguar këtë çështje tek menaxheri ose departamenti i burimeve njerëzore.

Burimi www.metro.co.uk dhe www.indeed.com