Këshillimi i karrierës

5 gabime që mund të beni gjatë procesit të intervistës

Punëkërkues Trajnim dhe edukim Këshillimi i karrierës
Foto 1Ju keni të gjithë eksperiencën dhe aftësitë e nevojshme profesionale dhe rekrutuesi juaj kërkon të caktojë një takim me ju për të diskutuar mundësitë tuaja të karrierës. E vetmja gjë që qëndron mes jush dhe punës që ju ëndërroni është: t’ia dilni mrekullisht në intervistën e punës. Procesi i intervistimit mund të duket pak i frikshëm fillimisht, por në të vërtetë nuk është i tillë. Është koha juaj të shkëlqeni dhe t’u tregoni se ju jeni kandidati më i mirë për atë pozicion! Bazuar në CV tuaj, ju mund të jeni zgjedhja më e mirë për pozicionin specifik; megjithatë, ekzistojnë disa gabime që bëhen shpesh, të cilat, fatkeqësisht, mund t’iu kushtojnë. Shkëlqeni në intervistën tuaj të radhës, duke evituar këto gracka. 5 gabimet që duhen evituar janë:
  1. Të merrni ushqim dhe / ose kafe në intervistë. Ky rast, në fakt, nuk kërkon shpjegim të mëtejshëm!
  2. Paraqitje joprofesionale. Kjo përfshin një manikyr tepër të ngarkuar, atlete, veshje sportive etj. Mos harroni, një paraqitje profesionale nuk ka nevojë të jetë e kushtueshme. Ju mund të blini veshje shumë të përballueshme në të njejtën kohë edhe serioze. Për sa kohë që veshja juaj është e pastër dhe e prezantueshme, jeni gati për intervistë!
  3. Të shkuarit tepër herët në intervistë. Ky është një gabim që bëhet shpesh mes të intervistuarve. Ardhja më herët se ç’është planifikuar mund të shkatërrojë gjithçka. Edhe pse ju mund të mendoni se ardhja më herët është një ide e mirë, sepse tregon sa i gatshëm dhe korrekt jeni ju për atë pozicion pune, në të vërtetë tregon të kundërtën. Mos jini më tepër se 15 minuta para për intervistën tuaj.
  4. Mospasja e pyetjeve për intervistuesin. Pothuajse çdo intervistë që ju mund të zhvilloni do të mbarojë me një pyetje që menaxheri / rekrutuesi do t’iu drejtojë juve rreth pyetjeve që mund të keni. Para intervistës mendoni për disa pyetje që mund t’i bëni intervistuesit. Ndër të tjera përmendim:
  • Çfarë ju pëlqen më tepër rreth punës tuaj këtu?
  • Çfarë aftësish apo eksperienca duhen për të qënë një kandidat ideal?
  • Çfarë do të bënte të mundur arritjen e suksesit në këtë kompani?
  1. Gabimet në shkrimin e një letre falenderimi pas intervistës. Kjo është ide interesante, por mos bëni gabime në shkrimin e saj.
Edhe pse ju mund të jeni kandidati ideal për një pozicion pune, thjesht një përgjigje e pamenduar mirë, ose mospërgatitja për atë, mund të bëjë që një kandidat tjetër të zgjidhet. Këto gabime mund të zbehin aftësitë apo eksperiencën tuaj dhe mund t’iu zhgënjejnë, në rastin kur intervista bëhet për një pozicion që ju e pëlqeni vërtet. Këto gabime të mundshme janë shumë të shpeshta, menaxherët e burimeve njerëzore përballen me to përherë, por kjo nuk i zvogëlon efektet e tyre të dëmshme. Jini të mirëpërgatitur për intervistën tuaj pasardhëse duke i shmangur ato.