1) Pranoni emocionet tuaja dhe më pas bëni përpara. Menjëherë pasi të jeni pushuar nga puna, ju mund të përjetoni një sërë emocionesh: Keni panik kur mendoni se do duhet ti thoni lamtumirë një pagese të rregullt, ngazëllim ndërsa ju duhet të përqafoni jetën pa një rutinë të caktuar, zemërim kur reflektoni për të gjitha orët e gjata që i keni kushtuar pozicionit tuaj të mëparshëm. Megjithatë në vend që të kapeni me secilën nga këto, pranoni se të gjitha këto i përkasin normales. Bëni përpara dhe fokusohuni tek e ardhmja. Nëse e gjeni veten vetëm duke u përpjekur, bashkimi me një grup ose biseda me një profesionist mund t'iu japë ngushëllim dhe inkurajim dhe t'ju ndihmojë të kaloni këto emocione negative.
2) Tregojini të gjithëve (dhe të huajve). Ndërkohë qe ju shpallni me gojën tuaj se jeni të papunë, vetëvlerësimi juaj ka marrë një goditje dhe kjo e bën më shumë reale dhe shkatërruese. Megjithëse mund të tundoheni për ta mbajtur statusin tuaj sekret, miqtë dhe familja juaj nuk mund t'iu ndihmojnë nëse nuk janë të vetëdijshëm. Lejoni njerëzit të dinë se jeni në dispozicion për mundësi të reja dhe ky është hapi i parë për gjetjen e punës tuaj të re.
3) Kontrolloni dhe menaxhoni mirë financat tuaja. Të flasësh rreth parave është e vështirë, por njohuria është fuqi. Përcaktoni afërsisht punën që do të punoni në mënyrë që mos jeni duke akumuluar borxhin në një kohë kur nuk mund ta përballoni atë. Dallimi midis pagës që keni humbur dhe asaj që do të merrni nga papunësia do të përcaktojë nëse duhet të bëni disa ndryshime në shpenzimet tuaja dhe sa të mëdha duhet të jenë ato. Dhe krijimi i një bilanci do iu ndihmojë për këtë.
4) Përgatisni rrëfimin tuaj. Ju mbase dëshironi të bëni një pushim pas asaj çfarë ju ka ndodhur, por duhet të filloni të kërkoni për një punë të re. Shkoni para punëdhënësit tuaj me një rrëfim të ndershëm, profesional dhe praktikohuni shumë. Dhe puna do jetë në duart tuaja. Burimi: www.themuse.com