Këshillimi i karrierës

Këshillimi i karrierës

4 arsye te mundshme pse nuk po punon si me perpara

1. Thjesht nuk të shijon më puna që bën

Eshtë kaq e thjeshtë. Nëse ajo çfarë bëni për 40 orë në javë ju pëlqen nuk do të ishim duke bërë këtë diskutim. Për njerëzit që nuk i motivojnë interesat e tyre e lidhin punën me ndjesinë e përgjegjësisë dhe detyrimit- dy lloj ndjesish që nuk të motivojnë kurrë për të bërë diçka mirë.

Pra është lehtësisht e dukshme kur ti punon se të pëlqen puna dhe jo sepse thjesht ke përgjegjësinë për ta bërë. Nëse është kjo e dyta, shpejt do ta gjeni veten duke shmangur detyrat. 

2. E ndjen që je larguar nga kultura e të punuarit duke dhenë 100 % 

Për ta ndërlikuar më tej këtë çështje, njerëzit me pozitcion prestigjoz dhe ambicioz zakonisht janë rritur në një kulturë familjare ose arsimore që e normalizon jetën e monopolizuar nga karriera.

Vjen një pikë që ti dëshiron të ndalosh, të bësh një pauzë nga karriera për t'u marrë me aspekte të tjera të jetës dhe në këtë moment duket sikur diçka nuk po shkon me ty. 

Ndihesh në siklet me veten që nuk je në gjendje t'i përshtatesh standardit të vendosur nga ambjenti që të ka rrethuar, duke harruar se prioritetet ndryshojnë.

3. Ke frikë të bësh gabime

Pritshmëritë e larta e të kota shkaktojnë probleme dhe komplekse emocionale që pengojnë zhvillimin profesional. Gabimet e para si dështime dhe që trajtohen si të tilla shkaktojnë frikë dhe dëshirë për t'u shmangur. 

4. Problemi është puna

Nëse vazhdimisht po sforconi veten për të ndjerë që po punoni shumë, lejojeni veten ta konsideroni mundësinë që ju vërtetë po punoni shumë, por pritshmëritë që keni vendosur s'janë realiste. Një mënyrë tjetër të thëni është se duhet të kuptoni që s'jeni ju problemi, mund të jetë puna juaj. Ndoshta s'po bëni punën që doni, s'keni ambient që ju frymëzon apo kultura e punës është thjesht toksike.