Këshillimi i karrierës

10 pyetjet klasike të një interviste dhe përgjigjet më të mira

Këshillimi i karrierës
Kur vjen fjala tek intervista e punës është dicka që në parim I frikësohemi të gjithë. Si do ia dal, si do përgjigjem, a do jenë përgjigjet tona pjesë ë pritshmërive të rekrutuesve, cila do jetë pjesa që do më vecojë mua nga kandidatët e tjerë, etj janë pyetjet që na mbajnë pezull dhe shpeshherë kjo frikë na penalizon. Rekrutuesit I qëndrojnë shumë besnikë këtyre 3 parimeve gjatë intervistës të cilat duhet ti keni gjithmonë parasysh:
  • Të njohë kandidatin I cili mund të jetë I intervistuari ideal por jo më shumë informacione se kaq.
  • Të gjykojë se cili do të përshtatet më mirë me vendin e punës bazuar në eksperiencën tuaj dhe temperamentin.
  • Të identifikojë cili person e do vërtet punën dhe mund ta zhvillojë atë.
Një gabim tipik I shumë kandidatëve është se mendojnë se të flasësh shumë në një intervistë I favorizon, ndërkohë që ndodh komplet e kundërta. Të flasësh shumë nuk do të thotë zgjuarsi, dhe as sukses; thotë shkrimtarja Ëendy Eneloë. Lidhur me këtë studim do të gjeni më poshtë 10 pyetjet tipike dhe këshillat për përgjigjen më të mirë.
  1. Mund të më flasësh pak për veten?
Shumë intervistues e nisin në këtë mënyrë jo vetëm për të mbledhur informacion mbi ty, por edhe për të kuptuar qëllimin, mënyrën e të transmetuarit të informacionit dhe aftësitë komunikative. “ nëse ti fillon dhe I flet për fëmijërinë, shkollën, hobit, karrierën e hershme, pëlqimet personale, atëhër intervistuesit iu desh vetëm një pyetje që të kuptonte që nuk je një konkurrent I fortë për atë pozicion pune. Nuk duhet ti përmbahemi me përpikshmëri pyetjës, pasi një devijim nga tema për 30 sekonda është shumë I pëlqyer nga ta. Por nëse kjo gjë vazhdon për më shumë se 2-3 minuta atëherë situata bëhet problematike”.
  1. Përse u largove nga puna e fundit/ Përse do ta lësh punën aktuale?
Shkoni drejt sinqeritetit dhe transparencës. Në përgjigjen tuaj ata duhet të supozojnë situatën dhe të vlerësojnë aftësitë vendimmarrëse, vendosshmërinë dhe aftësinë për të punuar në grup paqësisht. Shpjegojini përse po kërkoni një punë tjetër, një mundësi më të mirë, sfida dhe përgjegjësi. Nëse je duke u transferuar nga një kompani në një tjetër shpjegoni përse po e bëni këtë ndryshim. Kujdesuni që përgjigja të jetë e besueshme dhe në përputhje me kriteret e punës së re që jeni duke aplikuar.
  1. Cilat janë pikat e tua më të forta?
Kujdesuni që përgjigja juaj të ketë përmbledhjen më të mirë në eksperiencën e punësimit, cilësitë më të forta dhe arritjet të cilat janë direkt të lidhura me detyrat që puna e re ka. Rekrutuesi do të mbajë shënime për aftësi si motivimi, iniciativa dhe aftësia për të punuar në grup. Por kujdes të mos e ngarkoni shumë pjesën e peshës dhe përgjegjësive që keni marrë përsipër.
  1. Cilat janë pikat e tua më të dobëta?
Shumë kandidatë tregohen shumë të sinqertë kur I drejtohet kjo pyetje, por mundohuni që si pikë të dobët të nxirrni një pikë të fortë profesionale, psh të minimizosh punëtorët alkoolikë, kjo mund të duket pak e cmendur në sytë e kolegëve tuaj, por ju nxjerr ju një punonjës të dedikuar. Një opsion tjetër është të tregosh që je duke marrë masa për të kurajuar veten.
  1. Cfarë mund të më thuash rreth kompanisë dhe industrisë tonë?
Askush nuk mund ta eliminojë një kanditat nëse ka kryer kërkime mbi kompaninë, mbi linjën e saj, zhvillimin, përhapjen, klientët, kulturën, etj. Edhe pse në një nivel fillestar, nga I cili aplikanti nuk ka pasur mundësi të dëgjojë rreth kompanisë, mund të kërkojë në google ose në uebsajtin e kompanisë. Dhe këtë e lidhin ngushtë me dëshirën e kandidatit për punën në aplikim, I cili shihet si një factor plus në përzgjedhjen përfundimtare.
  1. Cfarë te pëlqen/ të ka pëlqyer më shumë dhe më pak në pozicionin aktual/e fundit që keni pasur?
Shiko për përgjigje specifike dhe të lidhura me pozicionin në aplikim. Identifiko persona të cilët vlerësojnë të njejtat cilësi të vendit të punës që edhe kompania ka, si për shembull personat të cilët investojnë për një përmirësim të teknologjisë apo ata që krijojnë ekipe me produktivitet të lartë. Ndërsa për gjërat që ju kanë pëlqyer më pak, më të favorizuar janë ata që kanë si përgjigje zonën e përgjegjësive për të cilën edhe kanë lëvizur nga funksioni I punës që kanë pasur.
  1. Cfarë nuk ishte pjesë e përmbledhjes tënde?
Sa herë bëhet kjo pyetje, përgjigja që merret më së shumti është se aplikantët nuk janë pyetur kurrë për këtë gjë. Dhe si pasojë fillojnë bëhen nervozë ose tremben. Fillojnë dhe përsërisin cfarë kanë thënë më sipër dhe kjo bëhet e bezdisshme. Në këtë rast mund ta shmangësh duke treguar cfarë është më e rëndësishme për ty në karrierë apo në jetën personale.
  1. Je mbivlerësuar/ nënvlerësuar ndonjëherë për këtë pozicion (bazuar në eksperiencat e mëparshme)?
Kjo është një pyetje që shpesh herë të con në një shpjegim të zgjatur. Në përgjithësi vlen të thuhen pasi në mënyrë indirekte nxjerrin në pah cilësitë tuajaq dhe aftësinë për tu marrë ose jo me një punë të caktuar. Por gjithmonë duke u përshtatur edhe me aplikimin tuaj.
  1. Keni ndonjë pyetje? Dëshironi të shtoni dicka?
Bëni kujdes të mos thoni ‘JO”. Tani është koha që ti duhet të tregosh aftësitë e tua zanore.  Nëse nuk keni një pyetje tuajën atëherë dilni nga situate duke treguar interes për zhvillim profesional të kompanisë apo se pse të pëlqen të punosh në këtë kompani në mënyrë që ti vish në ndihmë intervistuesit të vendosi për të pranuar si pjesë ë stafit.
  1. A ka ndryshuar perciptimi juaj ndaj kësaj mundësie bazuar në intervistën tonë?
Kjo pyetje bëhet me qëllim që ti ndihmojë aplikantët të kuptojnë nëse kishte dicka gjatë intervistës që I vuri në siklet apo dicka që nuk përputhet me pritshmëritë e aplikantit. Përgjigja e marrë nga kjo pyetje I lë intervistuesit të kuptojë nëse ti ke qënë I aftë të kuptosh cdo gjë që është trajtuar në pyetjet e mëparshme, nëse ka ndonjë keqkuptim apo paqartësi, nëse janë familjarizuar me pozicionin vacant. Ndaj një përgjigje “PO” është një shenjë premtuese. Një aplikant e ka krijuar idenë e pozicionit vacant, por duhet të jetë I mireinformuar kur të dalë nga kjo intervistë, pa lënë vend për rezerva.