Postuar më: September 17, 2020
Shembulli:
Letra tradicionale e Interesit
Ju duhet të shkruani këtë version nëse aplikoni në një kompani shumë tradicionale (si një firmë juridike ose kompani të mëdha të kujdesit shëndetësor) ose një rol shumë tradicional (si psh avokat).
Përshkrimi i Punës:
Nëse po aplikoni për një vend pune si Asistent Juridik. Përshkrimi i punës mund të jetë diçka si kjo:
Përgjegjësitë:
Kualifikimet:
Shembulli i Letrës së Interesit
E nderuar z./zj. ,
Në karrierën time pesë vjeçare si Asistente Juridike, unë kam përmirësuar aftësitë e mia rreth kërkimit juridik dhe shkrimit, dhe avokatët me të cilët kam punuar më kanë komplimentuar për zhvillimin tim të praktikës gjyqësore dhe mbështetjen e çështjeve gjyqësore. Kompania juaj ka 20 vite në tregun e punës ,gjë e cila dëshmon se kompania ka vlera të forta dhe avokatë të shkëlqyeshëm, kjo është arsyeja pse unë dua të jem pjesë e ekipit të “...”.
Unë aktualisht punoj si asistente juridike për “...”, ku kam një bashkëpunim të ngushtë me partnerët e kompanisë, në një numër çështjesh me përparësi të lartë. Gjatë kohës këtu, kam zbatuar një sistem të ri kalendarik që siguron paraqitjen në kohë të letrave gjyqësore. Ky sistem ka parandaluar afatet e humbura dhe ka lejuar organizimin më të mirë të takimeve të brendshme dhe klientëve.
Më parë, si asistente juridike për firmën ligjore “...”, mora lëvdata për mbështetjen time të përgjithshme të ekipit ligjor dhe qëndrimin tim pozitiv.
Kualifikimet e mia të mëparshme përfshijnë : diplomën bachelor nga Universiteti “...”, një certifikatë si Asistente Juridike dhe trajnim në “...”.
Do të më pëlqente të kisha mundësinë për të diskutuar se si mund të kontribuoj në ekipin tuaj juridik. Ju falënderoj paraprakisht për konsideratën tuaj dhe mezi pres të dëgjoj nga ju.
Sinqerisht,
Emer Mbiemer
email@
tel.