Këshilla mbi intervistimin

Këshilla mbi intervistimin

Test 2: Cilat jane dobesite tuaja?

Nëse intervistuesi ju pyet:

- Cilat janë dobësitë tuaja?

Cila do të ishte përgjigjja e saktë?

  • a- Në përgjithësi nuk kam dobësi.
  • b- Kërkoj perfeksionin në çdo gjë që bëj.
  • c- Kapem pas detajeve ndonjëherë.
  • d- Përkushtohem më shumë se sa duhet në punë.
  • e- Kam vështirësi në prezantimin e ideve të reja para grupit të punës.

Mos e mbivlerësoni veten duke dhënë përgjigjen a, b apo d, se nuk do të dukeni mirë tek rekrutuesi aq më tepër kur këtë përgjigje mund ta ketë dëgjuar nga shumë të tjerë, por përqendrohuni tek përgjigjja c ose e.

Ajo që intervistuesi juaj vërtet po përpiqet të bëjë me këtë pyetje, përtej identifikimit të ndonjë “të mete”, është të vlerësojë vetëdijen dhe ndershmërinë tuaj.

Përpiquni të vendosni një balancë duke menduar diçka me të cilën luftoni, por që po punoni për t’a përmirësuar. Për shembull, ndoshta nuk keni qenë kurrë të zotët në të folurit në publik apo në prazntimet para një grupi pune, por kohët e fundit jeni përkushtuar vullnetarisht për të drejtuar takime që ju kanë ndihmuar të jeni më i qetë kur i drejtoheni një grupi njerëzish.

Një interviste pune është e gjitha për të prezantuar pikët tuaja të forta, pra të demostroni anët më pozitive, prandaj t’i përgjigjesh pyetjes “Cilat jane pikët tuaja të dobta”?- konsiderohet mjaft e vështirë.

T’i përgjigjesh kësaj pyetjeje mund të jetë një mundësi mjaft e mirë për të theksuar gjërat që keni arritur sukses në të kaluarën apo që po punoni akoma për t’i përmirësuar. Në fund të fundit, të gjithë kanë boshllëqe që duhen përmirësuar, por nëse i përshkruani se si i keni kapërcyer pengesat tuaja do t’i lini përshtypje të mirë rekrutuesit.

Ndaj ne ju sugjerojmë të përpiqeni të argumentoni pikën c ose e.

Disa shembuj se si mund t'i formoni fjalitë tuaja i gjeni këtu:

>> Cilat konsideroni si pikat tuaja te dobta?... <<

duapune.com