Postuar më: November 3, 2021
Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo:
Pse u larguat nga puna e mëparshme? / Pse ju pushuan?
Nese keni humbur punen tuaj per shkak te shkurtimit te stafit, thjesht mund te thoni:
"Kompania ( po riorganizohej / shkrihej / u ble) dhe per fat te keq (pozicioni / departamenti) im u mbyll."
Nese jeni pushuar nga puna per arsye te performances atehere gjeja me e mire qe mund te beni eshte te tregoheni te sinqerte (ne fund te fundit, bota e punekerkuesve eshte e vogel). Përshkruani ate eksperience si nje pervoje e vlefshme nga e cila keni mesuar.
Ky duhet të jetë hapi juaj i parë, përpara se të filloni të ndiqni mundësi të reja ose të konsideroni procesin e intervistimit.
Nëse nuk mund të jeni të qetë emocionalisht, pra nëse nuk keni aftësinë për të folur me qetësi për kualifikimet tuaja dhe përvojën tuaj të kaluar të punës, shpenzoni kohen që ju duhet për të përpunuar ose përmirësuar atë që ndodhi dhe për të gjetur "qetësinë" tuaj.
Askush nuk punëson një person që nuk është i aftë të menaxhojë emocionet e tij. Shumica e punëdhënësve do të presin që një profesionist të jetë në gjendje të kontrrollojë emocionet e tij. Bëhuni ju ai person!
Sa më pak është më mirë në këtë rast. Diskutoni pa shumë detaje mbi atë që ndodhi dhe duke u treguar te sinqerte dhe duke pranuar gabimet qe mund te keni bere.
Dialogu i mirëfilltë, i sinqertë dhe i përmbledhur, si për shembull "Për fat të keq, unë u pushova," do t'ju bëjë të jeni më të besueshëm. Mos harroni, ju jeni duke folur me një person, i cili gjithashtu mund te kete gabuar ne karrieren e tij. Shumicës së njerëzve i ndodh. Mos e harroni këtë!
Shumica e njerëzve gabojnë por e rëndësishme është të mësoni nga gabimet. Kështu që pasi të keni përshkruar atë që ndodhi, duhet të ndani me intervistuesit atë që keni mësuar nga përvoja juaj.
Ndani si jeni rritur profesionalisht dhe se si keni mësuar nga eksperiencat e mëparshme dhe më pas shfaqni pikat tuaja të forta si kandidat për atë pozicion. Nëse mund t'a poziciononi përvojën e të mësuarit si një avantazh për këtë punë akoma edhe më mirë.
Ketu eshte nje shembull:
"Pasi humbëm llogarinë e një klienti, për shkak të gabimit tim, kalova shumë kohë duke reflektuar në përvojën e klientit dhe si të sigurohesha ta asistoja klientin në gjithçka që bëja. Unë besoj se kjo do të jetë një pike shume e forte e imja në rolin tim të ardhshëm."
Pavarësisht aftësive që ju zotëroni dhe pavarësisht kualifikimeve tuaja, askush nuk do të dëshirojë të punësojë një person që flet keq për kompaninë.
Per te siguruar qe takimi te perfundoje ne menyre pozitive, merrni kohe per te rimarre gjerat kryesore qe ju mendoni se mund t'i jepni asaj organizate, atij intervistuesi, perpara se te dilni nga takimi. Jini shume te qarte qe ju jeni kandidati i duhur dhe qe ju mund te jepni ate qe i nevojitet ekipit dhe se jeni shume te interesuar t'a beni kete.
Per keshilla te tjera te procesit te intervistimit mund te vijoni kerkimimin tuaj ketu:
https://www.duapune.com/blog/keshilla-mbi-intervistimin
"Miku juaj per pune dhe karriere" - duapune.com