Këshilla mbi intervistimin

Këshilla mbi intervistimin Këshillimi i karrierës

Disa pyetje qe mund ti besh intervistuesit ne nje interviste pune

Intervistat e punës janë prova që tregon se përshtypja e parë ka rëndësi. Ndërkohë që ti vishesh në mënyrën e duhur dhe përgatitesh për të fituar një vend pune, mos harro t’i bësh intervistuesit/es këto pyetje:

Pse është i lirë ky pozicion pune?

Përmes kësaj pyetjeje do të mësosh shumë për mënyrën se si kompania i trajton punonjësit.

Cilat janë disa nga sfidat me të cilat janë përballur të tjerët përpara meje?

Kështu, do të mësosh qasjen e kompanisë ndaj sfidave, si dhe nëse janë bashkëpunues me punonjësit.

Nëse do të punoj me ju, si do të matet vlerësimi dhe performanca ime?

Është mëse normale ta shtrosh si pyetje, pasi vlerësimi dhe motivimi janë pikat kyçe që duhet të ofrojë çdo kompani.

Cila është qasja e kompanisë në rritjen profesionale të punonjësve?

Nëse bëhen trajnime profesionale, apo ndiqen kurse specifike, ti duhet t’i dish.

Cili është hapi i radhës?

Disa kompani përfshijnë provim, disa të tjera intervista të mëtejshme, ndaj duhet të dish kohën që të nevojitet për t’u përgatitur dhe për të bërë më të mirën. 

 

 

Sipas një quizi të bërë në instagramin e duapune.com rezultatet janë si në vazhdim:  

Me një diferencë shumë të vogël midis përgjigjes së 1 dhe të 3 e cila është e sakta. 

78.jpeg