Këshilla mbi intervistimin

Këshilla mbi intervistimin

Çfare po kerkoni ne kete pune te re?

Nje nga pyetjet qe percakton suksesin tuaj ne interviste eshte pikerisht kjo: Çfare po kerkon ne kete pozicion te ri pune?

Këshillë: Idealisht do te duhet te thoni te njejtat gjera qe ky pozicion ofron. Gjithsesi perpiquni te jeni specifik.

Pergjigjen mbeshteteni ne keto 4 pika kyçe:

1. Filloni me aftësitë tuaja

Pyetja është për ju, por ju duhet të mendoni për këtë nga perspektiva e rekrutuesit. Rekomandohet të përqëndroheni në aftësitë tuaja dhe bisedoni se si po kërkoni një vend ku mund t'i përdorni ato.

"Unë kam zhvilluar aftësitë e mia për analizën e të dhënave për disa vite, dhe para së gjithash, jam duke kërkuar për një pozicion ku të mund të vazhdoj të ushtroj ato aftësi."

2. Shpjegoni motivimin tuaj

Shumica e rekrutueseve shpresojnë gjithmonë se personi që do të punësojnë do të motivohet nga më shumë sesa një çek. Vlerësoni këtë aspekt dhe flisni hapur. Përshkruani se çfarë ju motivon (qe ne rastin me te mire nuk do te ishte vetem pagesa) dhe si mund t'a përmbushni motivin në këtë kompani.

"Një gjë tjetër që është e rëndësishme për mua është se pozicioni më lejon të merrem jo vetëm me të dhëna, por gjithashtu t'i prezantoj gjetjet dhe sugjerimet e mia drejtpërdrejt te klientët. Kjo do të ishte vërtet e përshtatshme! Unë jam gjithmonë shumë i motivuar duke nëse shoh ndikimin e punës sime te njerëzit e tjerë."

3. Përmendni qëllimet tuaja afatgjata

Të punësosh njerëz do të thotë të investosh në to dhe askujt nuk i pëlqen të shohë investimet të mos funksionojnë. Mund të jetë mirë të përmendni se si e shihni rritjen apo zhvillimin e karrierës tuaj në një kompani solide dhe me reputacion në treg. Çdo gjë që nënkupton se jeni duke u investuar për një kohë të gjatë është mirë ta permendni (përveç nëse, sigurisht, ju po aplikoni posaçërisht në një pozicion afatshkurtër).

"Dhe, unë jam padyshim duke kërkuar një pozicion ku mund të rritem profesionalisht, pasi zhvillimi profesional është diçka që është me të vërtet e rëndësishme për mua pasi shpresoj të marr përgjegjësi menaxheriale në të ardhmen."

4. Përfundoni me diçka për kompaninë

Kthejeni përqendrimin përsëri në kompani, ndërsa po përfundoni përgjigjen tuaj. Në varësi të kohëzgjatjes së përgjigjes suaj, mund të ketë kuptim të përmblidhni gjithçka për të cilën keni biseduar dhe më pas të përfundoni se sa të entuziasmuar jeni për kompaninë dhe pse.

"Për t'a përmbledhur, më pëlqen një pozicion ku mund t'i përdor aftësitë e mia dhe të ndikoj në rezultatet e kompanisë. Sigurisht, pozicioni është vetëm një pjesë e punës. Duke qenë pjesë e një kompanie të tillë, unë mund të rritem dhe të punoj për projekte shumë kompetitive. Unë jam vërtetë i entuziazmuar për këtë mundësi që mund të më jepet."

Përgjigja juaj do të ndryshojë në varësi të pozicionit. Ju mund të theksoni më shumë se një aftësi ose të kaloni në pjesën ku flisni për qëllimet tuaja afatgjata, por struktura e përgjithshme ka të ngjarë të mbetet e njëjtë. Gjëja kryesore për të kujtuar me këtë pyetje është, natyrisht, të përgjigjeni me ndershmëri, por me perspektivën e rekrutuesit.

Për pyetje të tjera të intervistave të punësimit, vijoni kërkimin këtu: duapune.com/blog/keshilla-mbi-intervistimin

duapune.com