Postuar më: November 16, 2022
Intervistuesit duan një përmbledhje të asaj me çfarë jeni marrë, jo gjithçka që keni bërë në jetën tuaj.
Kur ju pyesin "na thoni diçka rreth vetes", mos përktheni gjithë rezymenë (CV) tuaj. Jini preçizë, të saktë dhe të përqëndruar vetëm në gjërat që ju interesojnë dhe kanë lidhje me pozicionin në fjalë.
Për të qënë një kandidat edhe më i fortë, duhet të dini rolin e kujdo që ju merr në intervistë.
Duke zotëruar një informacion si ky edhe përgjigjet do të jenë më të sakta. Është e rëndësishme të dini pozicionin e secilit në mënyrë që të seleksiononi informacionin që duhet të jepni rreth vetes ose jo.
Gjuha juaj e trupit bën diferencë të madhe
Mënyra sesi qëndroni apo çdo gjest që bëni përmes trupit, në të shumtën e rasteve thonë më shumë sesa vetë fjalët. Kujdes sesi uleni, çfarë bëni me duart tuaja, apo çfarë mimike mbani gjatë intervistës. Të gjitha mund të japin sinjale, prandaj kujtojini vetes që çdo shprehi e juaja përkthehet në mesazh për intervistuesin.
Duhet të përgatiteni për të treguar më shumë se një histori të karrierës suaj
Nëse doni të jeni kandidat i fortë duhet të keni eksperienca për të treguar. Kjo tregon dinamizëm dhe ata mësojnë më shumë rreth jush në situata të ndryshme.
Një shënim në shenjë falenderimi për mundësinë por kjo s'ju garanton që do ta fitoni vendin e punës.
Emailet e mirënjohjes janë një mënyrë për të lënë një përshtypje të mirë me dikë, por pas intervistës së punës. Falenderimi juaj nuk do të ndryshonte vendimin e tyre, pasi nëse diçka e tillë do të ndikonte kaq shumë, do të bëhej fjalë për lidership të varfër. Aftësitë, talenti dhe korrektesia janë elementët kyç, pavarësisht se pozitiviteti dhe mirënjohja e treguar janë një plus i shtuar.
Nuk ka rëndësi sa mirë u ndjeve gjatë intervistës, gjithmonë shih dhe analizo njerëzit që punojnë aty.
Duke folur me kolegë që kanë punuar prej më shumë kohësh me shefin, mund të keni një tablo më të qartë të asaj që ju pret. Kultura e kompanisë është lehtësisht e dukshme kur merrni një mesazh nga njerëzit përreth. Ambienti i punës është shumë më i rëndësishëm edhe se paga që keni shënuar në listën tuaj të kërkesave.
Për të lexuar artikullin e plotë: https://www.entrepreneur.com