Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPostuar më: April 29, 2025
duapune.com mori pjesë në Panairin e Punës dhe Karrierës të organizuar në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, një aktivitet mjaft i rëndësishëm që mblodhi 40 kompani nga sektorë të ndryshëm të tregut të punës.
Gjatë aktivitetit, stenda e duapune.com u vizitua nga shumë studentë entuziastë, të cilët shfaqën interes të madh për mundësitë e punësimit, praktikat profesionale, si dhe pozicionet me kohë të pjesshme dhe të plotë.
Informuam dhe këshilluam studentët mbi:
Praktikat profesionale (internshipe) në kompani të ndryshme;
Mundësitë për punësim part-time dhe full-time;
Ndërtimin e një CV-je të mirëstrukturuar
Panairi ishte një mundësi e shkëlqyer për të krijuar ura lidhëse midis studentëve dhe tregut të punës, si dhe për të ndarë informacion të vlefshëm mbi ndërtimin e karrierës.
duapune.com mbetet gjithmonë e përkushtuar në mbështetjen e të rinjve për zhvillimin profesional dhe do të vazhdojë të marrë pjesë në aktivitete që i afrojnë të rinjtë me mundësitë konkrete të punësimit.
Faleminderit Fakultetit të Gjuhëve të Huaja për organizimin dhe të gjithë studentëve për pjesëmarrjen e tyre aktive!