Evente

duapune.com në Panairin e Punës në Fakultetin e Ekonomisë, UT

Evente

duapune.com mori pjesë në Panairin e Punës “Hidh hapin tënd”, të organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ky aktivitet i rëndësishëm mblodhi mbi 50 organizata dhe kompani prestigjioze, të cilat prezantuan për studentët dhe alumnit e FEUT mundësi konkrete punësimi, praktika profesionale, internshipe dhe programe zhvillimi personal e profesional.

Gjatë panairit, në stendën tonë ofruam orientim dhe këshilla praktike për studentët që hedhin hapat e parë në karrierë, si dhe akses në qindra oferta punësimi nga punëdhënës në të gjithë vendin. Pjesëmarrja jonë në këtë event përforcon angazhimin tonë për të qenë një urë lidhëse mes të rinjve dhe tregut të punës në Shqipëri.

Faleminderit Fakultetit të Ekonomisë për organizimin profesional dhe tërheqës të këtij aktiviteti. Jemi krenarë që kontribuuam në orientimin dhe motivimin e brezit të ri të profesionistëve të fushës së ekonomisë. duapune.com mbetet gjithmonë pranë të rinjve, në çdo hap të zhvillimit të tyre profesional.

1.jpg

3-3.jpg

4-3.jpg

2-3.jpg