Covid 19

Si të shfrytëzoni rrjetet online gjatë pandemisë? Pjesa 2/6

Covid 19
Pas pyetjes "A duhet të aplikojmë për punë në këto kohë pandemie" të cilës i dhamë një përgjigje në artikullin e kaluar, lind pyetja "Si të shfrytëzojmë rrjetet online gjatë pandemisë".
Tashmë jemi të ndërgjegjshëm që aktivitetet e çfarë do lloji dhe eventet do të anullohen për një kohë të pacaktuar, kështu që ju do të duhet të gjeni një strategji të re të zgjerimit të kontakteve tuaja dhe të kërkimit të punës. Nëse ende nuk e keni bërë filloni nga sot të kërkoni profesionistë në internet dhe pyetini rreth ngjarjeve virtuale që ata mund të jenë duke organizuar.
Bëhuni pjesë e grupeve profesionale në Facebook dhe LinkedIn. Të dyja platformat ofrojnë mundësinë e krijimit të grupeve ku mblidhen bashkë në diskutim dhe trajtim çështjesh profesionistë të profesioneve të ndryshme. Disa nga grupet që mund t'ju listojmë janë: Innovate for Albanians, SEE ICT Forum, HRHub Albania, dupune.com ,  Management Consultants in Albania, Sipermarres.org, Information Communication and Technology in Albania, Project Management in Albania etj. Bashkohuni në bisedë, postoni, komentoni dhe bëhuni të dukshëm. Vetëm sigurohuni që ta mbani bisedën profesionale duke postuar artikuj përkatës dhe duke u përqëndruar në tema që ju lejojnë të demonstroni ekspertizën apo eksperiencën tuaj.
Ndërkohë mundohuni të kryeni një intervistë virtuale ose bisedë profesionale në rrjet, duke u praktikuar me një mik apo shokun tuaj, sepse do të vijë shumë shpejt momenti i zhvillimit të një bisede të tillë dhe ju duhet të jeni sa më shumë të përgatitur për të lënë përshtypjen e duhur. Ftoni shokun tuaj të bëjë pyetje dhe t'ju japë reagime në lidhje me përgjigjet tuaja. Sigurohuni që dini se si ta përdorni aparatin fotografik, në mënyrë që personi me të cilin keni takim të mund t’ju shohë qartë. Pasi të keni zotëruar teknologjinë dhe të ndiheni gati, ftoni për një kafe virtuale profesionistë me të cilët mund të ndani interesa të përbashkëta.
Duke shpresuar t’ju kemi ndihmuar me këtë këshillë ju ftojmë të na ndiqni nesër për këshillën e rradhës.
dupune.com Miku juaj për punë dhe karrierë Përshtatur nga Emi OGA /www.themuse.com/advice/job-search-coronavirus