Covid 19

Si të qëndroni në kontakt me Burimet Njerëzore – Pjesa 3/6

Covid 19

Në vijim të këshillës tonë në artikullin e mëparshëm për të shfrytëzuar rrjetet online gjatë kohës së izolimit, sot vijmë me një këshillë për mënyrën se si duhet të jetë qasja juaj ndaj rekrutuesit/menaxherit të burimeve njerëzore, me të cilin keni kaluar një fazë të parë intervistimi me sukses.

Kohët e fundit, para izolimit #covid19 , ju mund të keni patur një intervistë premtuese apo një bisedë për një ofertë pune, por kompania tashmë ka kaluar në punë në distancë dhe ju nuk keni komunikuar më me menaxherin e burimeve njerëzore.

Çfarë duhet të bëni?

Mos prisni! Ekspertët këshillojnë të kontaktoni menaxherin e burimeve njerëzore nëpërmjet emailit. Merrni në konsideratë faktin se ata janë tashmë duke ndihmuar punonjësit e tyre në riorganizimin e ri të punës nga shtëpia dhe do të janë të vëmendshëm ndaj cdo komunikimi.

Ju mund të dërgoni një email përshëndetës dhe t’i rikujtoni menaxherit të burimeve njerëzore se ju jeni në pritje të mësoni dicka më shumë rrëth kompanisë/biznesit në të cilin ju mund të punësoheni në të ardhmen e afërt.

Kujdes! Niseni emailin me mirësjellje dhe duke uruar së pari që personi të cilit i drejtoheni të jetë mirë me shëndet. Më pas tregojini gatishmërinë tuaj për të mësuar më shumë dhe për të dhënë kontributin tuaj nga shtëpia në lehtësimin e ndonjë procesi në varësi të aftësive tuaja.

Nëse keni një aftësi specifike të cilën menaxheri i burimeve njerëzore mund ta konsiderojë përmendeni atë. Ju mund të thoni: "Duke pasur parasysh se unë kam udhëhequr ekipe virtuale, unë mund të kem disa ide për të treguar se si t'i mbani punonjësit tuaj të ndjehen të lidhur kur nuk janë në zyrë.”, apo “Duke pasur parasysh eksperiencën që kam në menaxhimin e rrjeteve sociale, shkrimin e artikujve, menaxhimin e të dhënave mund të mbështes sado pak ekipin.".

"Reklamoni" aftësitë tuaja që mund të kenë kuptim brenda kompanisë ku ju e shihni veten të punësuar në të ardhmen.

Por, ka mënyra të tjera për të qëndruar në lidhje përveç emailit. Për shembull, filloni të aktivizoni llogarinë tuaj në LinkedIn ose Facebook, bëni një përshkrim të shkurtër të vetes duke shprehur anët tuaja më të forta dhe pasionet tuaja dhe lidhuni me menaxherin e burimeve njerezore me anë të një mesazhi. Nëse menaxheri poston një status, komentoni në të, jepni mendimin tuaj dhe diskutoni mbi temën duke e mbajtur bisedën sa më profesionale. Nëse menaxheri i burimeve njerëzore poston një raport të kompanisë ose një njoftim për shtyp, bëni një koment që ilustron që e keni lexuar dhe keni pikëpamjet tuaja që mund të vlejnë për kompaninë.

Pra, këshilla jonë është të tregoni se mund të jeni vlerë e shtuar për kompaninë dhe të jeni të gatshëm të punoni e të kontribuoni në përballimin e kësaj situate të pazakontë.

Në këshillën e rradhës do t’ju tregojmë gjithashtu, si të mblidhni informacione të vlefshme për kompanitë por edhe si të përzgjidhni burimet e informacioneve.

dupune.com

Miku juaj pë punë dhe karrierë

Përshtatur nga Emi OGA /www.themuse.com/advice/job-search-coronavirus