Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99957

Menaxher Shitje per Export

Tirane, Shqipëri 04-04-2025 edhe 23 ditë

Tirane

ALGRAFIKA
kërkon të punësojë:

MENAXHER SHITJE PER EXPORT

  • Të ketë kryer studimet e larta.
  • 3-5 vjet eksperience pune ne fushen e shitjeve. 

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher Shitjesh
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
Mesatare 3 - 10 vite)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
04-04-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Kompania ALGRAFIKA sh.p.k e themeluar ne vitin 1999, eshte kompania me e madhe tregtare, e pavarur ne tregtimin e artikujve te letres dhe te kartonave ne tregun Shqiptar, ku gjithashtu operon me shitje qe nga viti 2015 dhe ne vendet si Kosove, Greqi, Maqedoni, Mal te Zi, etj. Kerkon kandidate te kualifikuar per postin: Menaxher Shitje per Export.


Detyrat

  • Kerkon dhe synon kliente te rinj, inicion planet e veprimit per t'u siguruar mundesi te reja per kompanine ne Rajonin e Ballkanit;
  • Eshte pergjegjes per zhvillimin dhe kryerjen e aktiviteteve te shitjes ne tregun e tij te caktuar ne Rajon;
  • Kryen takime me kliente ekzistues dhe potencial (jashte Shqiperise) sipas nje programi te paracaktuar;
  • Percakton kerkesat e biznesit te klientit dhe nese produktet qe konsiderohen jane te pershtatshme;
  • Miremban te dhena te sakta per te gjitha raportimet, shitjet dhe raportet e aktivitetit te paraqitura nga mbikeqyresi i tij;
  • Permbush detyra te reja te caktuara nga kompania ne kuader te arritjes se misionit dhe qellimit te saj.

Kualifikimet

  • Të ketë kryer studimet e larta.
  • Te kete te pakten 3-5 vjet eksperience pune ne fushen e shitjeve. Perben avantazh eksperienca ne shitje per Eksport.
  • Njohje te shkelqyer te gjuhes angleze. Avantazh perben njohja e mire e gjuhes Serbe/Greke/Turke;
  • Te jete i gatshem te udhetoje jashte vendit per te realizuar takime me kliente ekzistues dhe te rinj;
  • Te kete aftesi shume te mira ne pergatitjen dhe prezantimin e propozimeve tek klientet;
  • Te kete aftesi shume te mira analizuese dhe interpretuese te performances se shitjeve, objektivave qe duhen realizuar dhe tendences se tregut;
  • Te kete njohuri te mjaftueshme ne perdorimin e paketes Microsoft Office.
  • Te kete aftesi shume te mira bashkepunuese dhe te krijoje marredhenie te shpejta dhe korrekte me klientet;
  • Te permbush detyra te caktuara nga kompania brenda afateve, ne kuader te arritjes se misionit dhe qellimit te saj;
  • Te zoteroje Leje Drejtimi, klasi B.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Te gjithe kandidatet e interesuar mund te dergojne CV ne adresen e e-mail-it [email protected]


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.algrafika.al/


Algrafika

Algrafika, e themeluar ne 1999, është kompania me e madhe tregtare, e pavarur, ne shitjen a produkteve letër dhe karton ne sherbim te mbi 300 shtypshkronjave ne mbare vendin. Me mbi 2,500 ton leter dhe karton ne fletë dhe rulon gjendje në magazinat tona, ne jemi në gjendje për të përmbushur pjesen me te madhe te kërkesave tuaja. Aktualisht kemi mbi 3,000 metra katror magazinim. Kjo na jep mundësi te sherbejme pothuajse çdo kerkese standarte ose me porosi.

Algrafika është lider në tregun Shqiptar nëpërmjet:
• Përkushtimit në punë të një stafi të specializuar prej 85 punonjësish
• Përfaqësimit në treg të markave më të njohura botërore
• Marrëdhënie të shkëlqyera me klientet nëpërmjet ofrimit të një game të gjërë produktesh me raport optimal cilësi/cmim.
• Organizim i lartë i logjistikës
• Kualitetit në manaxhim


INFORMACIONE KONTAKTI