Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99822

Financiere

Tirane, Shqipëri 01-04-2025 edhe 20 ditë

Tirane

KUBE SHPK
kërkon të punësojë:

FINANCIERE

  • Të ketë përfunduar studimet Master, Fakulteti i Ekonomisë.
  • Minimumi 3 vite eksperiencë pune në kompani distribucioni.
  •  Njohuri në përdorimin e sistemit financiar Financa 5 dhe MS

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Ekonomist
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
01-04-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

KUBE sh.p.k me adresë në Tiranë, Kashar (afër City Parku-ut)  është seli e kompanisë Pestova Group e cila merret me distribucionin e brendit VIPA për territorin e Republikës së Shqipërisë. Pestova Group është kompani e themeluar ne vitin 1992, ka eksperiencë mbi 30 vjeçare në prodhimin dhe përpunimin e patates dhe është kompania më e madhe në rajon në sektorin e prodhimit të patatinave.

VIPA është brend lider i patatinave në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, eksporton në 16 vende të Europës dhe prej më tepër se tre vite po zgjerohet fuqishëm në tregun shqiptar.

 


Detyrat

  • Kontabilizimi i sakte i te gjitha veprimeve financiare, kontrolli dhe asistenca ne te gjithe aktivitetin e departamentit te shitjeve.
  • Kontabilizimi i blerjeve, veprimeve bankare, kontrolli i arkes qendrore.
  • Përgatitja e saktë dhe në kohë të raporteve dhe deklaratave financiare.
  • Deklarimi dhe pagesa në kohë e FDP (Libra Shitje, Libra Blerje, deklarata e TVSH, Listepagesa dhe kontributet, Tatimi ne burim, Taksat vendore etj)
  •  Hartimi në kohën e duhur dhe efikas i të gjitha raporteve të kërkuara nga drejtuesit ekzekutivë.
  • Sigurimi që departamenti të përmbushë të gjitha rregullat dhe standardet financiare.
  • Mbikqyrja e targetave dhe realizimeve përkatëse.
  • Pjesëmarrja aktive në vendosjen e objektivave të shitjeve dhe arkëtimeve për periudhat e ardhshme.
  • Planifikimi dhe ndjekja e porosive të blerjes për të mundësuar plotësimin me stok të mjaftueshëm për secilën nga magazinat apo distributorët.

 


Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet Master, Fakulteti i Ekonomisë.
  •  Minimumi 3 vite eksperiencë pune në kompani distribucioni.
  • Preferohet të ketë eksperiencë në drejtim.
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike.
  • Të ketë aftësi shumë të mira në përdorimin e paketës Office (Microsoft Word, Excel), shfletuesve të internetit dhe përdorimin e duhur të e-mail-it.
  • Të jetë e saktë, e komunikueshme, korrekte, bashkëpunuese, fleksibël, e organizuar.
  •  Njohuritë në përdorimin e sistemit financiar Financa 5 dhe MS, përbëjnë një avantazh të rëndësishëm për këtë pozicion.

 


Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Ofrojme

  • Kushte shumë të mira pune.
  • Transport me automjetin e kompanisë nga një pikë e caktuar me marrëveshje, jo nga adresa e banesës.
  • Orari 7:00-15:30 përfshirë pushimin ditor.
  • Fundjava pushim.

 Ju lutemi dërgoni CV tek adresa e e-mail it  [email protected]  ,për çdo informacion shtesë mund të telefononi në nr: +355 69 404 0254

 


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Kube Shpk

Kube Shpk