Shoqëria Tirana Cash & Carry, me seli në Prush, Tiranë, e cila operon suksesshëm në fushën e Distribucionit në më shumë se 27 vite, kërkon të punësojë Menaxher të Shitjeve për Zonën Durres, Kavaje, Rrogozhine, Lushnje, Kuçove dhe Berat
Menaxheri i Shitjeve është përgjegjës për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve të shitjeve në zonat e caktuara, duke siguruar arritjen e objektivave të shitjeve dhe rritjen e prezencës së produkteve në treg.
Ky rol përfshin ndjekjen e performancës së shitjeve, zhvillimin e marrëdhënieve me klientët dhe zbatimin e strategjive për të maksimizuar rezultatet.
Ky rol ofron një mundësi të shkëlqyer për zhvillim profesional dhe për të qenë pjesë e një ekipi dinamik në një kompani në rritje.
Të interesuarit mund të na kontaktojnë në nr e cel: 355694065550 ose të na dergojnë email në adresën tonë elektronike: [email protected]
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".