Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99598

Brand menaxher/e

Tirane, Shqipëri 27-03-2025 edhe 15 ditë

Tirane

A.M.G SH.P.K
kërkon të punësojë:

BRAND MENAXHER/E

  • BSc/BA në Marketing, Biznes.
  • Eksperinca pune jo me pak se 5 vjet.
  • Leje drejtimi (B).

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
Mesatare 3 - 10 vite)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
27-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

A.M.G sh.p.k e themeluar qe ne vitet 90. Një kompani me eksperiencë 25 vjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore të ngrira si Akullore Algida (Magnum, Corneto, Carte'Dor, Scandal, King Kone…), Produkte mishi Dimal (për kategorinë Horeca dhe Retail) Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki, Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou etj. Tashmë e konsoliduar si një lider në tregun shqiptar me nje staf profesionist dhe me përvojë, gjithmonë të përkushtuar ndaj qëllimit për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimit kompania është në kërkim të një stafi të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale po kërkojmë:

Brand Menaxher duhet të të mbikëqyri zhvillimin dhe menaxhimin e imazhit dhe reputacionit të markave të portofolit. Eshtë përgjegjës për krijimin dhe zbatimin e strategjive për promovimin e markës, rritjen e ndërgjegjësimit të markës dhe nxitjen e përfshirjes së klientëve. Kjo përfshin zhvillimin e udhëzimeve të markës, bashkepunim për krijimin  e fushatave reklamuese dhe të marketingut, monitorimin e tendencave të tregut, kryerjen e kërkimeve dhe analizes se  tregut dhe bashkëpunimin me aktoret e ndryshem për të siguruar një mesazh konsistent të markës.


Detyrat

Analiza e konkurentëve për secilin produkt:

  • Produktet e ngrira.
  • Produktet e raftit.
  • Te tjera.

Njohja me tregun/terrenin:

  • Pozicionimi I produkteve, materialeve publicitare, zbatimi i standardeve merchandising.
  • Lëvizjet e konkurrentëve (pozicionimin, prezencën, lançime të reja, çmime etj)

Njohja dhe analiza e kanaleve të shitjes, rrjete, supermarket, GT:

  • Njohja me kontratat për secilin klient.
  • Menaxhim i buxhetit te ofertave ndjekja me prioritet e katalogëve.
  • Pjesëmarrës në vendosjen e cmimeve.
  • Negocimi dhe përcaktimi i ofertave.

Njohja e furnitorëve:

  • Analizë e shitjeve për vitin /furnitor.
  • Analizë produkti, raporte shitjesh për furnitorët sipas Brand.

Monitorim:

  • Ndjekje javore e shitjeve.
  • Ndjekje javore e stokut në magazine për të përcaktuar edhe ofertat, katalogët.
  • Monitorim I pozicionimit të produktit në treg me vizita  në terren dhe nëpërmjet sistemit.

Menaxhimi i Fushatave:

  • Planifikim  dhe zbatim i  fushatave të  marketingut në kanale të ndryshme, duke përfshirë digitalin, printimin dhe promovimet në markete,rrjete, etj.(degustim,pozicionime,etj)
  • Pjesemarrje ne evente, panaire dhe aktivitete të tjera të mundshme.
  • Bashkëpumim me partnere  për të zhvilluar mesazhe tërheqëse dhe materialet të ndryshme  promocionale  që përputhen me udhëzimet e markës.

Menaxhimi i Buxhetit:

  • Zhvillimi dhe menaxhimi i buxhetit të marketingut të markës, duke siguruar alokimin efektiv të burimeve për të maksimizuar ROI-në.
  • Mbajtja e komunkimit me furnitorët për sa I takon buxheteve te marketingut, negocim per to dhe ndjekja e shpenzimeve deri në raportim.
  • Raportim mbi performancën e buxhetit kundrejt qëllimeve të përcaktuara.  
  • Monitorim dhe  evidentim  te furnitorët për problematika të ndryshme me produktet e ardhura në kompani.

Strategjia dhe zhvillimi i markës:

  • Zhvillon dhe ekzekuton strategji gjithëpërfshirëse të markës që përputhen me objektivat e përgjithshme të kompanisë.
  • Kryen hulumtim të plotë të tregut për të identifikuar mundësitë dhe sfidat dhe për të rregulluar strategjitë e markës në përputhje me rrethanat.
  • Ofron trajnime dhe mbështetje për ekipet e shitjes për të përmirësuar njohuritë mbi markën dhe efektivitetin në shitje.

Pozicionimi dhe komunikimi  i markës:

  • Përcakton dhe komunikon propozimin unik të shitjes së markës.
  • Analizon tendencat e tregut dhe sjelljen e konsumatorit për të identifikuar mundësitë për pozicionimin dhe diferencimin e markës.
  • Zhvillon dhe mban një imazh të fortë të markës që rezonon me audiencën e synuar.

Monitorimi dhe analiza e markës:

  • Monitoron dhe analizon tendencat e tregut, aktivitetet e konkurrencës dhe reagimet e konsumatorëve për të identifikuar mundësitë dhe kërcënimet.
  • Kryen vlerësime të rregullta të performancës së markës dhe rregullon strategjitë në përputhje me rrethanat.
  • Përdor treguesit kryesorë të performancës (KPI) për të ndërtuar raporte që masin  efektivitetin e promovimeve të të gjitha llojeve.

Bashkëpunimi:

  • Punon ngushtë me ekipet e shitjeve për të ideuar fushata dhe strategji marketingu në funksion të arritjes së objektivave të shitjes.
  • Pjesëmarrës  në hartimin e planit të shitjeve.
  • Ofron udhëzime dhe mbështetje për ekipet e brendshme për të siguruar përfaqësim të qëndrueshëm të markës.
  • Nxit një mjedis pune bashkëpunues dhe pozitiv.
  • Përfaqëson markën në ngjarje të industrisë, panaire dhe konferenca.

Raportimi:

  • Raporte  javore, mujore për veprimtarinë.
  • Raporte  të tjera sipas kërkesës së menaxhimit

Kualifikimet

  • BSc/BA në Marketing, Biznes ose fusha të ngjashme;
  • Eksperinca pune jo me pak se 5 vjet, eksperincat ne pozicione të ngjashme  në kompani distribucioni përbëjnë avantazh.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi të forta analitike dhe kopetencë në përpunimin  e të dhënave numerike;
  • Njouri shumë të mira të Microsoft Office.
  • Aftësi shumë të mira të punës në komjuter
  • Njohuritë në marketind dixhital përbëjnë aba=vantazh.
  • Aftësi organizative, përvojë në përmbushjen e afateve nën presion;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pune në grup;
  • Qëndrimi i drejtuar nga rezultatet;
  • Leje drejtimi (B).

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Ne po të kërkojmë Ty!

Apliko tani në Email: [email protected]


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.amgfood.com


A.M.G sh.p.k

A.M.G sh.p.k is a private company founded by Goxha brothers with offices located in Tirana, Albania. The company established in 2001 as a result of the growing demand of the local market for frozen foods. The passion for ice cream was very old and the company the same year started to import one of the world leading brands of ice cream Algida part of Unilever. The company A.M.G sh.p.k is a trusted importer and distributor of quality frozen products and specializes in Ice cream, pork, poultry, pastry, seafood and vegetable products. As one of the frozen industry’s leading importers in Albania, they carry many of the world’s leading brands, such as Algida,Dimal,Lezita, Ioniki, Yupik, and Siblou etc. All these brands meet or exceed the global standards of quality as well as food safety and hygiene.

With many years of robust experience, they have now a strong customer base covering all segments. With their main office located in Tirana, their customer base and distribution network have covered the whole territory of Albania. This experienced distribution network has helped them to market the renowned brands successfully into the Albanian market. They are dedicated to accommodate the needs of our customers and further expand our business. With their already solid operation and logistics system, they maximize their service and market our brands directly to consumers.

To solidify our business, they have a group of sales and marketing professionals who are empowered with tenacious persistence. Through various exhibitions, promotions and advertisements, they combine innovative ingredients and brand-building skills to attain mutual success with our clients and suppliers.


INFORMACIONE KONTAKTI