Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99542

Konsulent/e Shitjesh

Tirane, Shqipëri 25-03-2025 edhe 13 ditë

Tirane

BROTECH BRANDS
kërkon të punësojë:

KONSULENT/E SHITJESH

  • Të ketë përfunduar studimet Bachelor për Administrim Biznes.
  • Përvojë pune +2 vjet në fushën e shitjes.
  • I aftë të punojë në grup.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Specialist Shitjesh
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
Pak eksperience 0 - 2 vite)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
25-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

BROTECH Brands është një kompani e fokusuar prej viti 2012 në fushën e ndriçimit duke i shërbyer klientëve nëpërmjet Showroom-it LED Shop, kanalit të Distribucionit dhe studios së ndriçimit Memo Lighting.

Led Shop
 kërkon të shtojë stafin në showroom në pozicionin Konsulent/e Shitjesh.

Detyrat

Në kompaninë tonë, Konsulenti i Shitjeve kujdeset me përgjegjësi që:

  • Të dëgjojë dhe të trajtojë shumë mirë kërkesat e klientit;
  • Të konsultojë Klientin për zgjidhjen e duhur të ndriçimit që i përshtatet;
  • Të pregatisë preventivin me produket e ndriçimit që ofrojnë zgjidhjen e duhur për projektin;
  • Të ketë marrëdhënie të mira bashkëpunimi dhe koordinimi me kolegët.

Kualifikimet

Edukimi:
  • Të ketë përfunduar studimet Bachelor për Administrim Biznes, Marketing, Inxhinieri Elektrike ose Arkitekturë.
Eksperiencat e punës:
  • Përvojë pune +2 vjet në fushën e shitjes.
Aftësi të tjera:
  • Aftësi të mira negociuese dhe koordinuese.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese.
  • I aftë të punojë në grup.
  • Të jetë përdorues i paketës Office.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.
Apliko tani duke dërguar CV në adresën [email protected] brenda datës 28/02/2025.

Për më tepër informacion kontakto në nr e telefonit 067 200 59 85.

Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.brotechbrands.com


BroTech Brands

LED Shop, pjesë e kompanisë Brotech Brands, është një kompani e cila ofron që prej vitit 2012 në tregun shqiptar brandet më cilësore të teknologjisë inovative të ndriçimit LED. Duke parë përparësitë dhe avantazhet që ofron kjo teknologji përkundrejt ndriçuesve të tjerë si dhe mundësinë e aplikimit të kësaj teknologjie në çdo lloj ambienti familjar, tregtar apo industrial, ne kemi vazhduar të zgjerojmë aktivitetin duke shtuar gjithnjë shumëllojshmërinë e shërbimeve dhe produkteve LED.

Ekipi i kualifikuar i LED Shop, komunikon drejtpërdrejtë me konsumatorët për të kuptuar nevojat e tyre dhe për të ofruar konsulencën e duhur, projektin e ndriçimit dhe asistencën teknike, në mënyrë që të ofrohet një zgjidhje sa më profesionale dhe optimale. Brandet e tyre përfshijnë një gamë të gjerë produktesh LED si: spote, prozhektorë, shirita LED, llamba për zyra dhe shtëpi, ndriçuesa LED për karburante, ndriçuesa LED rrugor dhe industrial, ndriçuesa për lulishte, komanduesa të cilët mundësojnë ndryshimin e ngjyrës së ambientit sipas dëshirës, si edhe ekrane full color dhe reklama elektronike LED.

Vlen për t'u theksuar fakti se investimi për të zëvendësuar ndriçimet e vjetra me ato LED nuk është aspak "shpenzim" por "kursim" i sigurt dhe i shpejtë, pasi brenda një viti ju kurseni energji më shumë se sa vlera e blerjes së këtij produkti. Ne shohim gjithmonë përpara për t'ju shërbyer ju dhe biznesit tuaj, aq sa gjithmonë themi: LED Shop "Zgjidhja juaj e ndriçimit!"


INFORMACIONE KONTAKTI