Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99505

Magazinier

Tirane, Durres, Shqipëri 24-03-2025 edhe 12 ditë

Tirane, Durres

XHAFERRAJ ALUMIN SHPK
kërkon të punësojë:

MAGAZINIER

  • Të ketë minimumi 3 vjet eksperiencë në një rol të ngjashëm.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim të kohës.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Magazinier
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
Mesatare 3 - 10 vite)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
24-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Durres, Shqipëri

Përshkrimi

Xhaferraj Alumin shpk, me një eksperiencë mbi 20 vjeçare në fushën e aluminit, është e pranishme jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në atë ndërkombëtar, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe sistemesh, është në kërkim të stafit të ri për filialin e Tiranës.
Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm, kompania ofron një vend të lirë pune në pozicionin: Magazinier.


Detyrat

  • Pranon dërgesat e produkteve në magazinë sipas klasifikimit të tyre;
  • Mbikëqyr dhe kontrollon cilësinë e produkteve që hyjnë dhe dalin nga magazina;
  • Rregullon materialet sipas sistemit të organizimit për të identifikuar dhe lokalizuar produktet me lehtësi;
  • Mban regjistra të saktë të lëvizjeve të inventarit;
  • Kryen inventarizimin fizik të magazinës.

Kualifikimet

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
  • Të ketë minimumi 3 vjet eksperiencë në një rol të ngjashëm, në logjistikë, magazinim, ose inventarizim;
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim të kohës;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, si verbale ashtu dhe me shkrim;
  • Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur;
  • Të ketë njohuri me sistemet e menaxhimit të inventarit.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Ne ofrojmë:

  • Pagë motivuese dhe konkuruese në treg;
  • Atmosferë miqësore dhe dinamike.
  • Nëse punonjësi është banues në Durrës, transporti për në Tiranë ofrohet nga kompania.

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: [email protected] me subject: Aplikim për pozicionin e punës Magazinier.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.xhaferrajalumin.al


Xhaferraj Alumin shpk

Kompania Xhaferraj Alumin Shpk me një eksperiencë prej me shume se 20 vitesh në fushën e aluminit ushtron veprimtarinë në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe jashtë saj, duke ofruar një gamë të gjerë sistemesh dhe produktesh, si dhe duke qenë distributori kryesor i tyre. Aktiviteti i kompanisë tonë konsiston në tregtimin e materialeve të aluminit dhe ofrimin e shërbimeve të ndryshme në këtë sektor. Eksperienca shumëvjecare në fushën e aluminit na ka rritur profesionalisht duke bërë që t’i kuptojmë më mirë kërkesat dhe pritshmëritë e klientëve. Përpjekjet tona janë fokusuar gjithmonë në kërkimin e stilit dhe të inovacionit të materialeve dhe modeleve të reja për të plotësuar sa më mirë trendet bashkëkohore të jetesës. Në kuadër të këtij kërkimi Xhaferraj Alumin u ofron klientëve produkte cilësore dhe inovative të certifikuara në bazë të standardeve europiane si: tenda Pergola, tenda Bioklimatike, tenda Rolling roof, Bio Pergola, sisteme të shumëllojshme xhami, kangjella alumini katrore dhe rrethore, kompozit panel, plexiglass, polikarbonat si edhe aksesorë të ndryshëm.


INFORMACIONE KONTAKTI