Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99479

Agjent me shitje direkte

Tirane, Shqipëri 24-03-2025 edhe 12 ditë

Tirane

DIMAL INC
kërkon të punësojë:

AGJENT ME SHITJE DIREKTE

  • Përvojë e mëparshme në shitje, sidomos në shitjet direkte.
  • Të ketë leje drejtimi, klasi B.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Shofer
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
Pak eksperience 0 - 2 vite)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
24-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Dimal INC është një kompani e hapur rishtazi në përpunimin e produkteve të mishit por me një eksperience të gjatë në distribucion, kërkon të punësojë: Agjent me shitje direkte.

Tek DIMAL INC, ne vlerësojmë talentin dhe besojmë se është kyç për suksesin tonë. Ftojmë të gjithë ata që kanë pasion inovacionin dhe cilësinë të bashkohen me ekipin tonë dhe të ndihmojnë në misionin tonë për të sjellë më të mirat në tryezat e shqiptarëve.


Detyrat

  • Prezantimi i produkteve ose shërbimeve të kompanisë klientëve potencialë dhe ekzistues.
  • Mbajtja e një marrëdhënie të mirë me klientët ekzistues, për të siguruar shitje të përsëritura.
  • Sigurimi që çdo hap i procesit të shitjes, nga prezantimi deri në përmbylljen e kontratës dhe dorëzimin e produktit, të përmbushet në kohë.
  • Dorëzimi i produkteve tek klienti në kohë.
  • Arritja e qëllimeve dhe targeteve të caktuara nga kompania për volumin e shitjeve.

Kualifikimet

  • Përvojë e mëparshme në shitje, sidomos në shitjet direkte.
  • Aftësia për të komunikuar në mënyrë të qartë dhe bindëse me klientët.
  • Aftësia për të menaxhuar vetveten dhe për të organizuar kohën në mënyrë efektive.
  • Të ketë leje drejtimi, klasi B.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me foto dhe Letër Interesi me email në adresën: [email protected] ose të kontaktojnë në numrin e telefonit 0692037422.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Dimal Inc

Themeluar në 2019, DIMAL INC është një kompani inovative e specializuar në përpunimin e mishit dhe nënprodukteve të tij. Çdo fillim ka një histori, në këtë rast janë puna dhe pasioni i vëllezërve Goxha për cilësinë dhe shijen e cila është kthyer në moton e kompanisë “Pasion dhe shije”.
Filozofia e DIMAL INC qëndron në përkushtimin ndaj cilësisë, autenticitetit dhe teknologjisë së avancuar. Ekipi ynë, i përbërë nga teknologë, konsulentë, menaxherë prodhimi, etj., është i dedikuar për të ofruar produkte cilësore sipas standardeve europiane. Me ndihmën e teknologjive më
moderne dhe metodave inovative, ne garantojmë më të mirën për konsumatorët tanë. DIMAL INC është futur bindshëm në treg me një gamë të
gjerë produktesh ku përfshihen: portofoli i produkteve të freskëta, portofoli i produkteve të ngrira dhe produktet e sallamerisë. Në DIMAL INC, e shkuara dhe e ardhmja janë shtyllat e forta mbi të cilat ne mbështetemi për të sjellë produkte inovative me shije autentike, me qëllimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së çdo konsumatori. Slogani ynë “pasion dhe shije” përfaqëson mënyrën se si punojmë dhe përshkruan veçantinë e produkteve që prodhojmë. Ekipet tona punojnë me pasion për të sjellë pranë çdo familjeje produkte që karakterizohen nga shija unike.