Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99124

Inxhinier Struktural BIM

Tirane, Shqipëri 23-03-2025 edhe 11 ditë
Kodi Punës: 99124

Inxhinier Struktural BIM



Tirane

ISDC
kërkon të punësojë:

INXHINIER STRUKTURAL BIM

  • Të jetë i pajisur me diplomat e  inxhinierisë strukturore.
  • Përvojë e mëparshme në projektimin të paktën 3 vite.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier Ndërtimi
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
23-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

"I.S.D.C" Dega në Shqipëri e kompanisë prestigjoze I.S.D.C Ltd me qendër në Zvicër ushtron aktivitetin e saj edhe në Shqipëri që prej 2009 me bazë prodhimin dhe shitjen e lëndës së parë me cilësinë më lartë të materialeve të ndërtimit dhe infrastrukturës, import- eksportin dhe ndertimin. I.S.D.C kërkon një: Inxhinier Strukturist BIM, i cili të ketë aftësi dhe njohuri të avancuara në fushën e inxhinierisë strukturore dhe teknologjive moderne të menaxhimit të informacionit të ndërtimit.


Detyrat

  • Krijimi dhe mirëmbajtja e modeleve strukturore përmes platformave BIM, si Revit, Tekla, ose ArchiCAD.
  • Bashkëpunimi me arkitektë dhe inxhinierë të tjerë për të siguruar që modeli i ndërtesës përfshin të gjitha aspektet strukturore të nevojshme.
  • Përdorimi i mjeteve analitike për të realizuar llogaritje të strukturave dhe vlerësimin e qëndrueshmërisë së tyre në modelet BIM.
  • Sigurimi që të gjitha pjesët e projektit janë të integruara në një model të vetëm, duke përdorur BIM për të optimizuar proceset dhe komunikimin midis disiplinave të ndryshme të ndërtimit
  • Projektimi i modeleve të detajuara dhe të saktë të strukturave, përfshirë mbështetje për pjesët strukturore si kolona, grilë, mure dhe dysheme.
  • Monitorimi dhe menaxhimi i ndryshimeve në projekt, duke siguruar që informacioni i përfshirë në model është i saktë dhe në përputhje me standardet e ndërtimit dhe të sigurisë.
  • Përdorimi i platformës BIM për të kryer simulime dhe analiza për të vlerësuar performancën e strukturës në kushte të ndryshme, përfshirë ngarkesa statike, dinamike, ose përmbytje.
  • Përgatitja e raporteve të analiza strukturale dhe rekomandimi i mundësive për optimizimin e projektit.

Kualifikimet

  • Të jetë i pajisur me diplomat e  inxhinierisë strukturore (BSc, MSc).
  • Përvojë e mëparshme në projektimin apo konstruimin e strukturave të ndërtimit të paktën 3 vite.
  • Aftësi të Avancuara në Përdorimin e Softuerëve BIM.
  • Aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës.
  • Njohuri të Analizave dhe Llogaritjeve Strukturore.
  • Të ketë aftësi të mira  komunikimi dhe menaxhimi në punë.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV me fotografi dhe duke specifikuar pozicionin, tek: [email protected]

Suksese!


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.isdc.al


ISDC

I.S.D.C – “International Service & Development Corporation” është një kompani me eksperince shumë vjecare ne Europe e cila vepron në fushën e ndërtimit.

Objekti i kompanise eshte te huajzoje ose te mbledhe para nepermjet kredive afatgjata apo afatshkurtra, obligacioneve, te shese, te hipotekoje, te jap me koncension, menaxhoje, ndertoje, zhvilloje etj.

Dëshira e kompaisë për tu shtrirë akoma dhe më tej bëri që në vitin 2009 I.S.D.C – “International Service & Development Corporation” nisi partneritetin me Shqipërinë. Që prej 2009 ajo vazhdon të jetë një partner i besuar në shërbim të ndërtimit me një portofol të gjerë të projekteve të shtrira në të gjithë Shqipërinë.

Suksesi ynë vjen nga një angazhimi i palëkundur me vizionin e klientit, puna me pasion për praktikat e ndërtimit, bashkëpunimi, dhe kultura e bilancit, integritetit dhe besnikërinë.

Në I.S.D.C, kemi transformuar përvojën e ndërtimit nëpërmjet krijimit të një mjedisi që nxit bashkëpunimin për projektet dhe angazhimin e ekipit profesional.


INFORMACIONE KONTAKTI