Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99857

Drejtor Teknik

Tirane, Shqipëri 02-04-2025 edhe 21 ditë

Tirane

KALAJA TALENT CONSULTING
kërkon të punësojë:

DREJTOR TEKNIK

  • Diplomë Universitare ne Inxhineri ndertimi.
  • Diplomë Master.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier Ndërtimi
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
Mesatare 3 - 10 vite)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
500 USD
Data e përfundimit
02-04-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Drejtor Teknik-Inxhinier Zbatimi.


Detyrat

Menaxhimi i gjithe Projekteve dhe Departamentit Teknik, analizat tekniko financiare te projekteve. Harton buxhetet e projekteve. DT garanton realizimin e punimeve në përputhje me kushtet teknike të zbatimit, specifikimet teknike, sigurimin teknik dhe mbrojtjen në punë, zbatimin e kushteve të kontratës dhe dispozitave ligjore në fuqi.

  • Pergatitjen, rishikimin dhe aprovimin e politikave dhe procedurave perkatese ne departamentin teknik;
  • Implementimin e Manualit Teknik dhe te procedurave, instruksioneve, formulareve;
  • Menaxhimin e nje ose me shume projekteve, duke iu permbajtur qellimit, cilesise, kohes, kostos dhe kerkesave te Investitorit;
  • Hartimin e buxheteve, raporteve te kostove, grafikut te punimeve te projekteve te reja;
  • Azhornimin e buxhetit vjetor te projekteve ne teresi;
  • Monitorimi  i raporteve te kostove, realizimit te grafikut te punimeve, grafikut te prokurimeve dhe buxhetit te projektit;  
  • Analiza tekniko –financiare te projekteve;
  • Kontrollon dhe miraton situacionet permbledhese mujore;
  • Koordinimin e pergjithshem te projekteve te kompanise, te burimeve njerezore, mjeteve, makinerive; 
  • Kryerjen e auditeve te brendshme per te siguruar implementimin e sukseshmem te PMC;
  • Vleresimin e efektivitetit te impementimit te ketij manuali per rritjen e kontrollit te cilesise brenda departamentit;
  • Raportimi periodik ne nivelin e larte te menaxhimit (CEO);
  • Suport teknik I vazhdueshem per mbarevajtjen e projekteve dhe imlementimin e MT;
  • Perpilimi dhe aprovimi i cost raporteve dhe grafikut te punimeve per projekt;
  • Ndjek ecurine e projekteve;
  • Aprovimi i termave teknik te kontratave
  • Koordinimi dhe aprovimi te kushteve te garancise, afateve, shtojcave, penaliteteve etj;
  • Koordninimi  dhe sigurimi i respektimit te kontratave ne te gjitha kantieret;
  • Rishqyrton planet e projektit dhe kontrollon rezultatet nese jane ne perputhje me principet teknike, standardet dhe specifikimet e percaktuara ne projekt;
  • Koordinon punen per pregatitjen e dokumentacioneve tekniko-ligjore per objektet;
  • Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e Project Manaxhereve dhe Pergjegjesve Teknik, siguron asistence teknike, monitoron progresin e punes dhe ben vleresimin e performances;
  • Garanton zbatimin e procedurave administrative te kompanise per punonjesit e DT;
  • Percakton nevojat per staf teknik, organizon punen dhe miraton  detyrat për stafin ne varesi direkte te tij 
  • Menaxhon dhe kontrollon  zbatimin e detyrave;
  • Orienton vartësit në procesin e punës;
  • Jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta;
  • Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistence teknike, monitoron progresin e punes dhe ben vleresimin e performances .
  • Në bashkëpunim me BNJ, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkte të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë dhe të tretë të organizimit të departamentit .
  • Propozon pranë DBNJ, ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që ka rritje profesionale në pune duke e shoqëruar edhe me vlerësimet përkatëse ose dhe raste demotivimi për punonjës që kanë shkelur standartet e punës

Kualifikimet

  • Diplomë Universitare ne Inxhineri ndertimi.
  • Diplomë Master.
  • Doktoraturë perben avantazh.
  • Aftesi shume te mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese.
  • Aftesi per te lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe  manualet teknike.
  • Aftesi per te menaxhuar projekte dhe kontrakta te ndryshme specifike qe perfshihen ne projekte ndertimi.
  • Aftesi per te prezantuar ne menyre sa me efikase problematikat ,komunikim i shkelqyer me goje dhe me shkrim ,pregatitje raportesh etj.
  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze (njohja e nje gjuhe tjeter te komunitetit europian do te perbente avantazh)
  • Te kete iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punes.
  • Eksperience disa vjecare ne drejtimin e projekteve te ndertimit.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: [email protected] ose ne numrin e telefonit 0697686732


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Kalaja Talent Consulting

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting  siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.

Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla  dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne  ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata  më mirë me nevojat e organizatës.

Misioni ynë  është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre  duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar  integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.


INFORMACIONE KONTAKTI