Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99679

Inxhinier Ndërtimi ne Zyre

Tirane, Shqipëri 28-03-2025 edhe 16 ditë

Tirane

ARLIS CONSTRUCTION SHPK
kërkon të punësojë:

INXHINIER NDËRTIMI NE ZYRE

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në degën Inxhinieri Ndërtimi.
  • Kërkohen mbi 5 vite eksperiencë pune, të preferueshme në objekte civile;

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier Ndërtimi
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
Mesatare 3 - 10 vite)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
28-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

 Ne jemi ARLIS CONSTRUCTION part of ARMAAR GROUP,  nje grup kompanish me ne fokus sektorin e ndertimit, por jo vetem, me nje shtirje te gjere edhe ne sektorin e energjise se rinovueshme, menaxhimin, investimin, real estate., etj. Grupi, i cili i ka fillesat ne vitin 2008, perfshin disa kompani te mirenjohura si “Arlis Ndërtim”, Ideal Construction”, etj., me disa nga projektet me ambicioze si “Eyes of Tirana”, “Square 21” etj. Armaar Group është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe social. Për këto arsye si dhe në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm të projekteve dhe stafit të kualifikuar, hapim pozicionin vakant për Inxhinier Ndërtimi në zyrë.

Pozicioni: Inxhinier zyre

Departamenti: Teknik në zyre

Vendodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:

Inxhinieri i Zyrës përgatit raporte të ndryshme të punimeve, asiston në mbajtjen e dokumentacionit të objektit. Monitoron punen e nenkontraktoreve, perpilon situacione, libreza masash, nxjerr volumet e punes. Mban proces verbale per punimet apo per penalitete. Monitoron punetoret e bazes, oraret e punes dhe i percjell ato ne departamentin e burimeve njerezore. Detyra te tjera qe mund ti ngarkohen.

 


Detyrat

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Mban korrespondencë me inxhinierët në zbatim dhe dokumenton informacionet e shkruara sipas fazave të punimeve;
  • Përgatit ditarin e raportit të punimeve dhe raporton tek MD/PM, inxhinierët e kantierit dhe inxhinierët e tjerë të përfshirë në projekt;
  • Përgatit situacionet mujore për punimet totale dhe progresive të kryera në objekt nga secili nënkontraktor, në bashkëpunim me inxhinierin e kantierit.
  • Perditeson cdo muaj situacionin progresiv te punimeve te objektit, ne bashkepunim me Inxhinierin e Kostos dhe mban ne kontroll buxhetin per cdo ze pune.
  • Është përgjegjës për katalogizimin, standardizimin dhe arkivimin e dokumentacionit tekniko ligjor të kantierit;
  • Është përgjegjës për sistemimin dhe standardizimin në share-point të të gjithë informacionit/dokumentacionit të objektit dhe kantierit;
  • Kontrollon furnizimet (sasiore) që do përdoren në projekt dhe raporton tek MD/PM;
  • Suporton në përgatitjen (sasiore) të preventivave për paketat e ndryshme prokuruese;
  • Mban në vijimësi çdo historik dhe dokumenton minutat e takimeve dhe vendimet e marra;
  • Suporton në përgatitjen e dosjeve të dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit që në fazat fillestare deri tek kolaudimi i objektit dhe mbylljes së dokumentacionit tekniko-financiar të objektit;
  • Suporton në procesin e përgatitjes së dokumentacionit të kërkuar nga institucionet shtetërore si dhe ndjek komunikimin me institucionet sipas kërkesës së zyrës qendrore dhe PM;
  • Detyra të tjera administrative, në lidhje me dokumentimin e informacioneve teknike që vijnë nga inxhinierët;
  • Me kërkesë të Drejtuesit të Kantierit/PM suporton në leximin e projekteve, kryen nxjerrjen e informacioneve specifike dhe kryen verifikime në terren sipas kërkesave të proceseve të punës;
  • Përgatitja e raporteve ditore, javore, mujore në rast kërkese ose nevoje si dhe raportimi për problematika dhe ecurinë e punonjësve baze;
  • Të jetë pjesë e diskutimeve teknike në mënyrë aktive brenda kompanisë njëkohesisht me drejtorin e kantierit dhe investitorin;

Kualifikimet

Edukimi dhe Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në degën Inxhinieri Ndërtimi.
  • Kërkohen mbi 5 vite eksperiencë pune, të preferueshme në objekte civile;
  • Të jetë i afte të përmbush me sukses disa detyra në të njëjtën kohë, të respektoj deadline;
  • Të njoh shumë mirë programet bazë kompjuterike, përdorimi i programit AUTOCAD perben avantazh;
  • Te jetë bashkepunues,fleksibel dhe i komunikueshëm me stafin dhe bashkëpunëtorët;
  • Vleresohet shume qendrueshmeria, integriteti dhe besueshmeria;
  • Njohja e gjuhës angleze/italiane përbën avantazh.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë personat e interesuar dhe që plotësojnë kriteret e lartpërmendura, luten të dërgojnë  CV-në e tyre në adresen e email: [email protected] me subjekt: “Inxhinier Ndërtimi ne zyre”.

SHËNIM: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune dhe të gjithë të intervistuarit do të kenë një Feedback nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

“Arlis Construction” ofron kushte shume te mira pune, ambjent motivues dhe mundesi rritje profesionale dhe personale.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Suksese!


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


https://arlis.al/


Arlis Construction shpk

Arlis Construction shpk është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit dhe investimit në projektet zhvilluese.

Aktiviteti i kompanisë daton në vitin 2008 me kontribut në disa rezidenca banimi dhe investime sociale të mirënjohura në kryeqytet.

Arlis Ndërtim është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit social dhe atij ekonomik. 


INFORMACIONE KONTAKTI