Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99367

Specialiste e Burimeve Njerezore

Tirane, Shqipëri 18-03-2025 edhe 6 ditë

Tirane

AGIKONS
kërkon të punësojë:

SPECIALISTE E BURIMEVE NJEREZORE

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
  • Të ketë te pakten 1 vit eksperiencë pune në fushën e Burimeve Njerëzore.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Asistent i Burimeve Njerëzore
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
Pak eksperience 0 - 2 vite)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
18-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Agi Kons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Specialiste e Burimeve Njerëzore asiston në proçesin e rekrutimit, për identifikimin e nevojave për staf, plotësimin e vendeve vakante, integrimin e punonjësve të kompanisë


Detyrat

  • Identifikon nevojat për rekrutim në kompani dhe harton përshkrimet e pozicioneve të punës sipas strukturës së kompanisë.
  • Publikon njoftimet e pozicioneve të vendeve vakante në portalet e punësimit online.
  • Planifikon intervistat me kandidatët dhe koordinon proçesin e intervistimit me panelin intervistues.
  • Komunikon me punonjësit për dokumentacionin që duhet për dosjen e tyre personale në kompani.
  • Plotëson dosjet e punonjësve sipas formateve të kompanisë, duke përditësuar databazën e dokumentave.
  • Administron të gjitha kontratat individuale të punës për punëmarrësit e punësuar.
  • Zbaton procedurën ligjore për përgatitjen e dokumentacionit për punonjesit e huaj 
  • Raporton te Drejtor i Burimeve Njerëzore.
  • Plotëson rregjistrat themeltar te punonjesit me të dhënat e punonjësve për kontributet e derdhura të çdo muaji;
  • Krijon databazat e vakansive per secilin departament/sektor.
  • Administron bazën e të dhënave të punonjësve fizikisht dhe elektronikisht sipas sistemit;
  • Dikton nevojat e personelit për t'u trajnuar, kualifikuar dhe zhvilluar profesionalisht, në të mirë të pozicionit të tyre të punës;
  • Përpilon "Programin e kualifikimit personal "për secilin nga punonjësit e shoqërisë;
  • Identifikon kurset profesionale lidhur me pozicionet e punës dhe siguron pjesëmarrjen e tyre, bazuar në buxhetin e përfituar;
  • Organizon punën në raste panaire, konferenca apo pjesmarrje të tjera për qëllime të rekrutimit të stafit
  • Eshte pergjegjese per ndjekjen e programit te internshipit ne kompani.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
  • Të ketë te pakten 1 vit eksperiencë pune në fushën e Burimeve Njerëzore.
  • Të zotërojë mirë anglishten në të folur dhe të shkruar
  • Të ketë etikë dhe aftesi shume te mira në komunikim verbal dhe të shkruar.
  • Të ketë aftesi të mira rekrutimi.

 


Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Dergoni CV ne adresen e e-mailit: [email protected]


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.agikons.com


Agikons

AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të mbështesim parimet tre-dimensionale: Përkushtimin, Disiplinën dhe Drejtimin.

Përvoja e AGIKONS SH.PK materializohet në mijëra shtëpi, dhjetëra hapësira tregtare, disa objekte arsimore dhe shëndetësore, dhjetëra kilometra tunele për rrugë dhe hidrocentrale, miliona metra kub gërmime toke dhe transport, qindra kilometra rrugë të të gjitha llojeve, dhjetëra parqe, qindra projekte arti urban, sheshe, bazenë, fasada arti, etj.


INFORMACIONE KONTAKTI