Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99151

Menaxhere Shitjesh

Tirane, Shqipëri 12-03-2025 mbaron sot

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher Shitjesh
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
12-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Njoftim Pune - Bashkohu me Sagema!

Pozicioni: Menaxhere Shitjesh - Produkte Uniq One (Revlon Professional)
Lokacioni: Kthesa e Kamzës, Kompleksi i Pallateve Shqiptaro-Izraelit, Tiranë
Tipi i punës: Me kohë të plotë

Kush jemi ne?
Sagema shpk është lider në tregun shqiptar dhe kosovar në fushën e shitjeve me shumicë dhe pakicë të produkteve të kujdesit personal. Me një gamë të gjerë produktesh cilësore, ne ofrojmë zgjidhje për çdo nevojë të klientëve tanë.

Po kërkojmë një Menaxhere Shitjesh për linjën Uniq One të Revlon Professional!

Nëse je një profesioniste energjike, e komunikueshme dhe me dëshirë për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në fushën e shitjeve, atëherë kjo është mundësia perfekte për ty!


Detyrat

  • Identifikimi i klientëve të rinj dhe mirëmbajtja e atyre ekzistues.
  • Ndjekja e klientëve dhe pikave të distribucionit sipas strategjive të kompanisë.
  • Ofron shërbim profesional para dhe pas shitjes.
  • Krijimi i partneriteteve me pika shitjesh me shumicë.
  • Propozimi i ideve të reja për zhvillimin e tregut përmes kontakteve direkte në terren.
  • Përgjegjëse për arritjen e objektivave individuale mujore

Kualifikimet

Çfarë kërkojmë?

  • Gjinia: Femër
  • Patentë klase B (e domosdoshme), veture e llojit: Smart. 
  • Eksperienca në shitje nuk është kriter, por përbën avantazh nëse ke punuar me produkte të kujdesit personal.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe orientim ndaj klientit.
  • Aftësi të mira negociuese dhe prezantuese.
  • Mentalitet pozitiv dhe energji për të ndikuar në rritjen e shitjeve.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Çfarë ofrojmë?
Paga bazë: 60,000 Lekë neto

  • Skeme bonusi pas 3-mujorit të provës
  • Orari: E hënë - E premte, 08:30 - 16:00 (Fundjava pushim!)
  • Staf pozitiv dhe bashkëpunues

Si të aplikosh?

Nëse mendon se kjo është mundësia e duhur për ty, apliko tani duke dërguar CV-në tënde në [email protected] .
Bashkohu me Sagema dhe bëhu pjesë e një ekipi dinamik dhe inovativ!


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Sagema

Sagema