Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 89254

Sistemues/e Ambasador 3

Tirane, Shqipëri 23-05-2024 edhe 3 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Sistemues

Kohë e plote

---

Jo

Jo

Rroga minimale bruto: Rroga maksimale bruto: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

---

23-05-2024

---

---


Përshkrimi

SPAR Albania është pjesë e BALFIN Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë,me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë,sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Sistemues/e Ambasador 3
Departmenti: Departamenti Operacional
VendodhjaTiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Roli i sistemuesit është të pranojë dhe të sigurojë prezencën dhe vendosjen e rregullt të produkteve sipas procedurave të kompanisë;Punon drejtpërdrejtë me kolegët e tij/saj në skuadër.


Detyrat

  • Njeh shumë mirë dhe zbaton në mënyrë strikte të gjitha procedurat dhe rregullat e brendshme të kompanisë përsa i përket produkteve, asortimenteve, higjienës dhe standardeve të punës;
  • Zbaton procedurat e brendshme për sigurinë dhe shëndetin në punë duke u kujdesur për veten, kolegët dhe klientët;
  • Merr furnizimin dhe e sistemon në magazinë;
  • Sistemon produktet nëpër rafte dhe kujdeset për mirëmbajtjen pastër dhe me rregull të tyre;
  • Kujdeset që të gjitha produktet e ekspozuara në rafte të jenë të pajisura me barkode;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e etiketave të rafteve (çmimi dhe oferta);
  • Prezanton para klientëve produktet që kanë nevojë për prezantim;
  • Ndihmon klientët në rastet kur ata kanë nevojë për ndihmë;
  • Njeh produktet që tregtohen në dyqan dhe funksionin e tyre, etj.

Kualifikimet

Kërkesat:
a. Edukimi: Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme.
b. Eksperiencat e punës: 6 muaj në pozicione të ngjashme.

d. Aftësi të tjera:

  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
  • Aftësi të larta komunikimi.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit*Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit [email protected] ose te kontaktojne whatsapp 0684099051 duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




SPAR

Aktivitet i shitjes me pakice se artikujve ushqimor dhe jo-ushqimor.


INFORMACIONE KONTAKTI