Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Arkitekt Projektimi

Tirane, Shqipëri 18-11-2026 edhe 27 ditë

Tirane

KALAJA TALENT CONSULTING
kërkon të punësojë:

ARKITEKT PROJEKTIMI

  • Diplomë e arsimit të lartë në Arkitekturë (Bachelor dhe Master).
  • Minimumi 5 vite përvojë pune në fushën e arkitekturës, preferohet në kompani ndërtimi.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
122073
Kategoria e Punës / Profesioni:
Arkitekt
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
5 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
18-11-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Arkitekt Projektimi.


Detyrat

  • Drejton dhe koordinon fazat e planifikimit dhe zhvillimit të projekteve arkitektonike dhe komplekse.
  • Siguron koordinimin e projektit arkitektonik me projektet konstruktive dhe instalatore (mekanike, elektrike dhe hidraulike – MEP).
  • Përgatit dhe zhvillon vizatimet e projekt-zbatimit, duke integruar saktë të gjitha projektet teknike.
  • Harton detajet arkitektonike dhe teknike të projektit, në bashkëpunim me stafin teknik, nënkontraktorët dhe furnitorët.
  • Siguron përputhshmërinë e projektit me legjislacionin, rregulloret në fuqi dhe standardet e projektimit.
  • Bashkëpunon me eprorin dhe institucionet përkatëse për reflektimin e komenteve dhe plotësimin e kërkesave institucionale.
  • Bashkëpunon me Departamentin Teknik për përgatitjen e dokumentacionit të tenderimit, përfshirë vizatimet, preventivat e sasive dhe specifikimet teknike.
  • Ndjek realizimin e projektit në përputhje me zgjidhjet teknike, afatet dhe buxhetin e përcaktuar.
  • Përgatit dokumentacionin arkitektonik “As-Built” dhe siguron përditësimin e materialeve të projektit sipas ndryshimeve të realizuara.
  • Mbikëqyr dhe koordinon punën e arkitektëve juniorë dhe stafit të dizajnit grafik, duke garantuar përmbushjen e kërkesave të projektit.
  • Bashkëpunon me Departamentin e Marketingut dhe Shitjeve për përgatitjen e materialeve grafike dhe dokumentacionit prezantues të projektit.
  • Koordinon ndryshimet në projektet arkitektonike dhe instalatore, si dhe bashkëpunon me Departamentin Teknik për vlerësimin e kostove përkatëse.
  • Kryen kontrolle periodike në kantier për të verifikuar ecurinë, cilësinë dhe përputhshmërinë e punimeve me projektin e miratuar.
  • Përgatit dhe përditëson albumet e shitjes së njësive, duke siguruar saktësinë e informacionit arkitektonik dhe grafik.
  • Raporton periodikisht te eprori mbi ecurinë e projektit, problematikat e evidentuara dhe zgjidhjet e propozuara.

Kualifikimet

  • Diplomë e arsimit të lartë në Arkitekturë (Bachelor dhe Master).
  • Minimumi 5 vite përvojë pune në fushën e arkitekturës, preferohet në kompani ndërtimi.
  • Përvojë në projektimin dhe ndjekjen e projekteve komplekse dhe polifunksionale.
  • Njohuri shumë të mira të AutoCAD dhe programeve të përpunimit grafik.
  • Njohuri dhe përdorim i programit Revit.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane.
  • Aftësi shumë të mira organizative, analitike dhe koordinuese.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipe multidisiplinare.
  • Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht dhe për të respektuar afatet e përcaktuara.
  • Vëmendje ndaj detajeve, saktësi dhe përgjegjshmëri profesionale.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: [email protected] ose ne numrin e telefonit 0696019695.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
https://www.ktc.al/


Kalaja Talent Consulting

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting  siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.

Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla  dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne  ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata  më mirë me nevojat e organizatës.

Misioni ynë  është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre  duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar  integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.


INFORMACIONE KONTAKTI