Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Inxhinier/e Ndertimi profil Gjeoteknik

Tirane, Shqipëri 09-11-2026 edhe 27 ditë

Tirane

AGIKONS
kërkon të punësojë:

INXHINIER/E NDERTIMI PROFIL GJEOTEKNIK

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi me specializim në Gjeoteknikë.
  • Të ketë përvojë pune të paktën 5 vite në fushën e inxhinierisë gjeoteknike.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121730
Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
1 vit
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
09-11-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

AGI KONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë,në kuadër të zvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në departamentit Teknik në pozicionin: Inxhinier/e Ndërtimi me profil Gjeoteknik.
Inxhinieri i Ndërtimit me profil Gjeoteknik do të duhet të ofrojë suportin teknik gjatë të gjithë fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, për të ruajtur standardet dhe lehtesuar çertifikimin e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.


Detyrat

  • Kryerja e analizave gjeoteknike dhe vlerësimi i kushteve të tokës dhe strukturave për projekte ndërtimi.
  • Hartimi i raporteve teknike për vlerësimin e të dhënave gjeoteknike dhe rekomandimi i zgjidhjeve të përshtatshme për ndërtimin e strukturave.
  • Projektimi i sondazheve gjeoteknike dhe mbikëqyrja e zbatimit të tyre në terren.
  • Bashkëpunimi me arkitektë, inxhinierë të tjerë dhe ekipet e ndërtimit për të siguruar përputhshmërinë e projekteve me specifikimet gjeoteknike.
  • Vlerësimi dhe parashikimi i rrezikut të mundshëm për shkatërrimin e strukturave në bazë të kushteve gjeoteknike.
  • Kontrolli dhe monitorimi i ndërtimit të projekteve për të siguruar përputhshmërinë me projektet dhe rregulloret e aplikueshme.
  • Ofrimi i këshillave teknike dhe mbështetje gjatë fazës së realizimit të projektit dhe pas përfundimit të tij.
  • Pjesëmarrja në përgatitjen dhe shqyrtimin e ofertave dhe dokumenteve të tenderëve për projekte të ndryshme.
  • Ne varesi te shpimeve gjeologjike dhe llojit te materialit percakton bazamente te sigurt per themele per objekte, mure mbajtese, diga, tombino.
  • Llogarit perforcime vertikale sic jane pilota , diafragma etj per te siguruar qendrueshmeri ne germimin e themeleve te objektit.
  • Identifikon shtresat ku do mbeshteten themelet (nese kane nevoje per perforcim bazamenti ose jo) dhe projekton nje plan germimi te sigurt ne qendrueshmerine e skarpatave ne varesi te llojit te materialit.
  • Projekton perforcime skarpatash dhe shpatesh te germuara qe kane rezik shembje.
  • Projekton perforcim themelesh te objekteve ekzistues.
  • Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj.
  • Raporton tek Kryeinxhinieri.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi me specializim në Gjeoteknikë.
  • Të ketë përvojë pune të paktën 5 vite në fushën e inxhinierisë gjeoteknike, përfshirë analiza dhe projektimin e bazamenteve, sondazheve gjeoteknike dhe mbikëqyrjen e projekteve te ndërtimit.
  • Të disponojë licencë profesionale për ushtrimin e profesionit si inxhinier ndërtimi.
  • Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, e si dhe të ketë njohuri të Paketës Office Aftësi të shkëlqyera analitike dhe zgjidhje problemash.
  • Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi të shkëlqyera.
  • Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
  • Njohuri të thella të rregulloreve dhe standardeve të sigurisë në ndërtim.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it: [email protected]

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh.P.K
E-mail: [email protected]


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.agikons.com


Agikons

AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të mbështesim parimet tre-dimensionale: Përkushtimin, Disiplinën dhe Drejtimin.

Përvoja e AGIKONS SH.PK materializohet në mijëra shtëpi, dhjetëra hapësira tregtare, disa objekte arsimore dhe shëndetësore, dhjetëra kilometra tunele për rrugë dhe hidrocentrale, miliona metra kub gërmime toke dhe transport, qindra kilometra rrugë të të gjitha llojeve, dhjetëra parqe, qindra projekte arti urban, sheshe, bazenë, fasada arti, etj.


INFORMACIONE KONTAKTI