Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Arkitekt/e

Tirane, Shqipëri 26-10-2026 edhe 28 ditë

Tirane

RECRUIT ALBANIA GROUP
kërkon të punësojë:

ARKITEKT/E

  • Diplomë universitare në Arkitekturë.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë profesionale në projektim dhe/ose zbatim.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121174
Kategoria e Punës / Profesioni:
Arkitekt
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
5 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
26-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Po kërkojmë të rekrutojmë një *Arkitekt* për t’iu bashkuar ekipit të zyrës teknike dhe për të punuar në projektet e kompanisë në fushën e *ndërtimit rezidencial, hotelerisë dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme*.


Detyrat

  • Hartimi dhe zhvillimi i projekteve arkitektonike nga faza konceptuale deri në zbatim.
  • Përgatitja dhe kontrolli i planimetrive, prerjeve, fasadave dhe detajeve teknike.
  • Përgatitja dhe koordinimi i projekteve ekzekutive.
  • Leximi, kontrolli dhe koordinimi i projekteve konstruktive, elektrike dhe hidraulike.
  • Kryerja dhe verifikimi i matjeve në kantier dhe reflektimi i tyre në projekt.
  • Ndjekja dhe kontrolli i punimeve në kantier sipas kërkesave të projektit.
  • Koordinimi me inxhinierë, projektues, kontraktorë, furnitorë dhe ekipet e kantierit.
  • Identifikimi dhe zgjidhja e problematikave teknike gjatë fazës së projektimit dhe zbatimit.
  • Ndjekja e projektit dhe dokumentacionit teknik në përputhje me standardet dhe afatet e përcaktuara.
  • Menaxhimi i disa projekteve paralelisht, duke garantuar cilësinë dhe respektimin e afateve.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Arkitekturë.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë profesionale në projektim dhe/ose zbatim.
  • Eksperiencë në projekte rezidenciale, komplekse banimi, hotele, vila dhe objekte multifunksionale.
  • Njohuri shumë të mira të AutoCAD dhe njohuri të mira të SketchUp.
  • Njohja e Revit/BIM, 3ds Max, Lumion, Enscape, V-Ray, Photoshop/Illustrator përbën avantazh.
  • Njohuri të mira të projekteve të ndërtimit dhe projekteve ekzekutive.
  • Aftësi të mira për koordinimin e disiplinave të ndryshme të projektimit.
  • Profil teknik i fortë dhe njohuri praktike të procesit të ndërtimit.
  • Aftësi për të kuptuar dhe zgjidhur problematika teknike të projektit dhe kantierit.
  • Patentë drejtimi e vlefshme, Kategoria B.
  • Njohja e gjuhës angleze për komunikim dhe dokumentacion teknik përbën avantazh.
  • Aftësi të mira organizative, komunikimi dhe pune në ekip.
  • Korrektësi në dokumentacion dhe respektim i afateve.
  • Gatishmëri për vizita dhe ndjekje të punimeve në kantier.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Profili i kandidatit:
Kërkohet një kandidat/e me *minimumi 5 vite eksperiencë*, me profil teknik të fortë dhe njohuri të mira të procesit të ndërtimit, jo vetëm në aspektin estetik dhe konceptual të arkitekturës.

Preferohet një profesionist që është i aftë të kuptojë dhe menaxhojë problematikat praktike të projektit dhe zbatimit në kantier, si dhe të koordinojë projektin arkitektonik me disiplinat e tjera të ndërtimit.

  • Gjinia:Mashkull ose Femër
  • Eksperienca: 5+ vite
  • Patentë drejtimi: Kategoria B
  • Punësimi: Full-Time

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të mirëpritur të dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected], +355 69 665 1047

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.recruitalbania.al


Recruit Albania Group

Recruit Albania Group është një kompani lider në Shqipëri, e specializuar në ndërmjetësimin e burimeve njerëzore nga jashtë vendit për tregun vendas. Ne ofrojmë shërbime të avancuara të rekrutimit, duke siguruar punonjës të kualifikuar dhe të specializuar për sektorë të ndryshëm, përfshirë hoteleri, ndërtim, industri të rënda dhe të lehta, prodhim, fasoneri, përkujdesje dhe shërbime, si dhe telekomunikim.

Angazhimi ynë është të ndihmojmë bizneset shqiptare të aksesojnë burime njerëzore të kualifikuara nga jashtë vendit, për të përmbushur kërkesat e tregut vendas. Përveç ofrimit të stafit të duhur, Recruit Albania Group merr përsipër gjithashtu realizimin e procedurave ligjore dhe administrative, duke siguruar që çdo hap të jetë në përputhje me legjislacionin shqiptar. Këto shërbime përfshijnë:

Ne e bëjmë procesin e rekrutimit dhe integrimit të punonjësve të huaj sa më të thjeshtë dhe të sigurt për biznesin tuaj. Recruit Albania Group është partneri juaj i besueshëm për ndihmën në plotësimin e nevojave të burimeve njerëzore.


INFORMACIONE KONTAKTI