DREJTOR I INSPEKTORIATIT TË RRJETIT
- Diplomë në nivel Bachelor dhe Master.
- Ekspertizë teknike e thellë në protokollet e rrjetit.

Abissnet kryen veprimtarinë e saj në fushën e telekomunikacionit, duke ofruar shërbime të internetit, telefonisë fikse dhe TV për klientët e saj, në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Aktualisht, jemi në procesin e selektimit për pozicionin: Drejtor i Inspektoriatit të Rrjetit.
Drejtori i Inspektoratit të Rrjetit do të menaxhojë operacionet e inspektimit të rrjetit, duke siguruar sigurinë, efikasitetin dhe optimizimin e vazhdueshëm të infrastrukturës. Ky rol përfshin mbikqyrjen e monitorimit të rrjetit, analizën e performancës dhe sigurisë, si dhe udhëheqjen strategjike për parandalimin, zbulimin dhe zgjidhjen e çështjeve të rrjetit. Drejtori do të sigurojë gjithashtu përputhshmërinë me standardet dhe politikat e organizatës, duke optimizuar funksionalitetin për të mbështetur nevojat e biznesit.
Inspektimet e Infrastrukturës Fizike
Inspektimet e Rrjetit Logjik
Kontrollet e Pajtueshmërisë
Proceset Operacionale
Vlerësimi dhe Zbutja e Rrezikut
Menaxhimi:
Kualifikimet e preferuara:
• Certifikata profesionale si CCNA, CISSP, CCNP, CFOT ose ekuivalente.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: [email protected]
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 9887 për mbrojtjen e të dhënave personale.
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".
ABISSNET është kompania e dytë më e madhe në vend që kryen veprimtarinë e saj në fushën e telekomunikacionit. Abissnet ofron disa shërbime, internet, telefoni, hosting, domain, etj. Abissnet mbulon 90% të territorit të Shqipërisë. Pranë jush duke garantuar cilësi maksimale të shërbimit. Në një kohë ku telekomunikacioni është bërë domosdoshmëri e pashmangshme e përditshmërisë, është prioriteti i tyre t’u përgjigjen nevojave tuaja në kohe reale dhe me fjalen e fundit të teknologjisë.
Misioni
Mundësimi i individëve dhe bizneseve, të përmbushin nevojat e tyre në komunikim, me përkushtimin maksimal ndaj tyre, nëpërmjet shfrytëzimit të shërbimeve dhe infrastrukturës cilësore të rrjetit që ne ndërtojmë dhe mbajmë në funksionim, duke bërë biznesin e frytshëm për punonjësit tanë dhe aksionerët e shoqërisë.