Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Premium

Inxhinier/e Kostoist/e

Tirane, Shqipëri 13-11-2026 edhe 27 ditë

Tirane

MABETEX GROUP
kërkon të punësojë:

INXHINIER/E KOSTOIST/E

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose fushë të ngjashme.
  • Të paktën 5 vite përvojë pune në preventivim dhe analizë kostosh në projekte ndërtimi.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121924
Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier Ekonomik
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
5 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
13-11-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Kompania: Mabetex Group
Pozicioni: Inxhinier/e Kostoist/e
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Mabetex Group kërkon të punësojë një Inxhinier/e Kostoist/e me përvojë profesionale, për përgatitjen e preventivave, përllogaritjen e volumeve të punimeve dhe analizën e kostove të projekteve të ndërtimit.


Detyrat

  • Përgatitja dhe hartimi i preventivave për projekte ndërtimi, bazuar në dokumentacionin teknik dhe projektet përkatëse.
  • Përllogaritja e volumeve të punimeve dhe sasive të materialeve, në përputhje me projektet arkitekturore, konstruktive dhe instalimet teknike.
  • Hartimi i analizave të çmimeve për njësi, duke përfshirë materialet, fuqinë punëtore, makineritë dhe shërbimet.
  • Analiza dhe vlerësimi i kostove të projekteve, duke evidentuar mundësitë për optimizimin e tyre.
  • Shqyrtimi dhe verifikimi i preventivave, situacioneve të punimeve dhe dokumentacionit teknik e financiar.
  • Përgatitja, kontrolli dhe përditësimi i preventivave sipas ndryshimeve të projekteve dhe kushteve të zbatimit.
  • Monitorimi i kostove gjatë zbatimit të projekteve dhe krahasimi i tyre me buxhetin e planifikuar.
  • Kontrolli i sasive dhe çmimeve të paraqitura nga furnitorët dhe nënkontraktorët.
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi kostot, sasitë e punimeve dhe ecurinë financiare të projekteve.
  • Bashkëpunimi me inxhinierët e projektimit, ekipet e zbatimit dhe departamentin e prokurimit për saktësimin e kostove dhe përdorimin efikas të burimeve.
  • Identifikimi dhe raportimi i diferencave ndërmjet kostove të parashikuara dhe atyre faktike.
  • Respektimi i afateve, procedurave të brendshme dhe standardeve teknike të kompanisë.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose fushë të ngjashme.
  • Të paktën 5 vite përvojë pune në preventivim dhe analizë kostosh në projekte ndërtimi.
  • Njohuri shumë të mira në leximin e projekteve teknike dhe përllogaritjen e volumeve.
  • Zotërim i mirë i Microsoft Excel dhe programeve për përgatitjen e preventivave; njohja e AutoCAD përbën avantazh.
  • Aftësi të mira analitike, organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Te interesuarit te dergojne. CV ne [email protected] ose kontaktojne ne nr e tel: +355698027832.

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune


Mabetex Group

Mabetex Group është një kompani globale që brenda pak vitesh është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm në botë, me degë në 18 shtete. Kompania ka selinë në Lugano, Zvicër, dhe punëson rreth 14.000 persona.

Kompania është e specializuar në shumicën e fushave të planifikimit civil dhe industrial.

Mabetex është e specializuar në shumicën e fushave të planifikimit prestigjioz civil dhe industrial dhe ka një portofol të gjerë të punimeve të realizuara në mbarë botën, duke përfshirë restaurimin e ndërtesave historike, ndërtesave administrative dhe publike, planifikimin urban, spitaleve, hoteleve, arenave sportive, qendrave tregtare, ndërtesave rezidenciale, teatrove dhe auditorëve, aeroporteve dhe interierëve.

Qëllimi kryesor i kompanisë është cilësia dhe kënaqësia e klientit, gjë që ka qenë çelësi i suksesit të saj.