DREJTOR TË SHITJEVE ENTERPRISE (DSHE)
- Minimumi 5 vite eksperiencë në menaxhimin e shitjeve, preferohet në sektorin IT, veçanërisht në produktet dhe zgjidhjet Server, Storage, Security etj.
ITD sh.p.k. eshte nje kompani Distributore e Teknologjive IT, te prodhuesve nderkombetare si HP, Dell, Lenovo, Cisco, Fortinet, Check Point, etj me mbi 30 vite eksperiencë në treg.
Klientët e ITD në segmentin Enterprise janë kompanitë System Integratore në IT dhe ato që shesin në B2B.
Kërkohet punesimi i Drejtor të Shitjeve Enterprise, me eksperiencë të konsoliduar në drejtimin e ekipeve të shitjes, zhvillimin e biznesit dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët strategjikë, ku prioritet janë ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata, identifikimi i mundësive të reja të biznesit dhe realizimi i objektivave të shitjeve.
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në në adresën: [email protected]
Subjekti: Drejtor i Shitjeve Enterprise (DSHE)
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e mëtejshme do të kontaktohen.
Shënim – Politika e Privatësisë: ITD sh.p.k. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe aktet përkatëse nënligjore për përpunimin e të dhënave të kandidatëve për punë.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneInfoSoft Group ka udhëhequr distribucionin e produkteve të konsumit dhe IT në Shqipëri dhe në rajon për më shumë se dy dekada. Grupi është sot një nga sipërmarrjet e mëdha që angazhon profesionistë të klasit të lartë me ekspertizë të gjerë në fushën e tyre respektive, të cilët me punën e tyre sinergjike kanë mundësuar krijimin e InfoSoft Group. Grupi ofron zgjidhje me performancë të lartë për çdo aspekt të ambientit tuaj IT. Themeluar në 1991, historia e Grupit, sikundër dhe e ardhmja e tij, është karakterizuar nga udhëheqje konstante drejt kualitetit dhe pasionit për të identifikuar zgjidhje të reja për probleme komplekse. Grupi është i përbërë nga pesëmbëdhjetë kompani simotra që me produktet dhe zgjidhjet e tyre unike janë furnizues të sukseshëm në Shqipëri dhe rajon.