Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Specialist i Shërbimeve Bankare

Tirane, Shqipëri 08-10-2026 edhe 10 ditë

Tirane

UNION BANK
kërkon të punësojë:

SPECIALIST I SHËRBIMEVE BANKARE

  • Diplomë universitare në Drejtësi.
  • Eksperiencë pune jo më pak se 2 vjet në sistemin bankar ose në institucione të tjera financiare.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121107
Kategoria e Punës / Profesioni:
Tjetër
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
2 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Po
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
08-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Union Bank prej 20 vitesh operon me sukses në tregun bankar shqiptar, e konsoliduar si një institucion i sigurt, i qëndrueshëm dhe me performancë të shkëlqyer. Përmes një rrjeti të gjerë prej 34 degësh dhe 76 ATM-sh të shpërndara në qytetet kryesore të vendit, banka u ofron mbi 150,000 klientëve një shërbim profesional dhe të besueshëm. Që nga fillimi i aktivitetit në vitin 2006, Union Bank ka njohur rritje të vazhdueshme, duke arritur sot mbi 100 miliardë lekë në total asete.

Ne promovojmë një kulturë pune të bazuar në diversitet, gjithë përfshirje dhe mundësi të barabarta zhvillimi, ku secili anëtar i ekipit vlerësohet si pjesë thelbësore e suksesit tonë. Union Bank investon vazhdimisht në trajnimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve, me misionin për të garantuar një eksperiencë bankare të shkëlqyer për klientët.

Ne i vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnikë dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar; prandaj, kërkojmë kandidatë të përshtatshëm për t’u bërë pjesë e skuadrës sonë në Departamentin e Shërbimeve Ligjore në pozicionin:

Specialist i Shërbimeve Bankare Qëllimi i përgjithshëm i punës

Specialisti i Shërbimeve Bankare ofron asistencë ligjore për proceset e kredidhënies dhe shërbimet e tjera bankare, përgatit kontrata dhe opinione ligjore, kontrollon dokumentacionin dhe siguron përputhjen me ligjet dhe aktet rregullative. Ai/ajo mbështet departamentet e tjera në problematika ligjore të përditshme, asiston në proceset e përmbarimit dhe administron marrëdhëniet ligjore të Bankës me palët e treta. Specialisti trajton çështje operative dhe standarde (p.sh. përgatitje kontratash kredie, regjistrim kolateralesh, asistencë për ankesat e klientëve etj).


Detyrat

Përgjegjësitë kryesore
  • Përgatit, nënshkruan dhe përcjell opinione ligjore për kredidhënie, rinovime ekspozimesh dhe çështje të tjera të lidhura me shërbimet bankare.
  • Harton dhe kontrollon kontratat e kredisë, marrëveshjet dhe dokumentacionin tjetër ligjor për shërbimet e Bankës.
  • Përpunon kontrata të reja për produktet bankare, si dhe rishikon dhe përditëson kontratat standarde (llogari rrjedhëse, depozita, karta, garanci, letër kredie etj.).
  • Monitoron implementimin e kontratave dhe automatizimin e tyre në sistem, sipas kërkesave dhe standardeve.
  • Përgatit opinione ligjore për kërkesa të subjekteve tregtare, institucioneve shtetërore dhe organizatave jofitimprurëse.
  • Asiston departamentet e tjera të Bankës në problematika ligjore që dalin gjatë aktivitetit të përditshëm.
  • Propozon zgjidhje ligjore për probleme të ndryshme që has Banka.
  • Asiston dhe ndihmon kur lind nevoja procedurat për regjistrimin e kolateraleve dhe akteve të tjera pranë ASHK dhe institucioneve përkatëse.
  • Jep këshillim ligjor mbi legjislacionin tatimor, tregtar dhe bankar, si dhe mbi aktet rregullative të autoriteteve mbikëqyrëse.
  • Përgatit dokumentacion ligjor për marrëdhëniet e Bankës me palë të treta, si dhe për problematika të aktivitetit të saj të përditshëm.
  • Vlerson aktet e notereve, administron dhe përditëson listat e noterëve dhe personave të autorizuar përfaqësues të Bankës, si dhe kujdeset për komunikimin me noterët.
  • Bashkëpunon me departamente të tjera për proceset e prokurimit, marrëdhëniet me palë të treta dhe implementimin e projekteve me qellim finalizimin e aktmarreveshjes/kontrates me te pershtatshme.
  • Menaxhon kërkesat dhe ankesat e klientëve dhe jep opinionet përkatëse ligjore.
  • Kontrollon dhe konfirmon debitimet/kreditimet e llogarive të posaçme të noterëve, përmbaruesve dhe subjekteve të tjera të ngarkuara nga ligji.
  • Jep asistencë ligjore në proceset e ndjekjes përmbarimore të kredive me probleme.
  • Jep opinion ligjor për bllokimet në llogaritë e klientëve dhe konfirmon ekzekutimin e detyrimeve të vendosura nga autoritetet.
  • Asiston në çështjet procedurale dhe operacionale me impakt ligjor në Bankë.
  • Mban kontakte me këshilltarë të jashtëm ligjorë dhe bashkëpunon për çështje të veçanta.
  • Përgatit dokumentacion mbështetës për autoritete ose palë të treta në emër të Bankës.
  • Raporton rregullisht tek Drejtori i Departamentit të Shërbimeve Ligjore.
  • Asiston dhe ofron mbështetje ligjore më shumë në nivel të brendshëm, duke përgatitur dokumentacionin që përdorin strukturat e tjera. Kontakti i tij i jashtëm është më i kufizuar dhe shpesh nën mbikëqyrjen e specialistit të lartë ose drejtorit.
  • Sinjalizon mbi cdo mesazh, politike apo procedure qe ndiqet nga banka dhe qe bie ndesh me udhezimet e detyrueshnme ligjore

Kualifikimet

Profili individual
  • Diplomë universitare në Drejtësi.
  • Eksperiencë pune jo më pak se 2 vjet në sistemin bankar ose në institucione të tjera financiare.
  • Njohuri të mira të legjislacionit bankar, civil dhe tregtar.
  • Eksperiencë në hartimin dhe rishikimin e kontratave, përgatitjen e opinioneve ligjore dhe mbështetjen e proceseve të kredidhënies.
  • Komunikim të mirë në gjuhën angleze, përdorim të mirë të kompjuterit.
  • Përgjegjësi e lartë dhe kreativitet.
  • Aftësi për të marrë iniciativa dhe për të ofruar analiza të thelluara ligjore.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për menaxhimin e disa detyrave njëkohësisht.
  • Aftësi pune në grup, komunikim dhe ndërveprim personal.
  • Energjik, i organizuar dhe i aftë të përballojë presione pune.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin, brenda datës 08.10.2026:

  • CV-në;
  • letrën e shprehjes së interesit për pozicionin.

Dokumentet duhet të dërgohen në adresën e e-mailit: [email protected].

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Kulturës Organizative.

Njoftim për mbrojtjen e të dhënave personale

Union Bank sh.a. deklaron se përpunon të dhënat personale të aplikantëve për qëllimet e administrimit të procesit të rekrutimit, mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr. 42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale janë kryesisht të dhëna të kontaktit, të dhëna mbi arsimin, eksperiencën profesionale dhe çdo informacion tjetër të deklaruar nga vetë aplikanti në CV -të dhe dokumentacionin shoqërues.

Union Bank sh.a. zbaton masa teknike dhe organizative me qëllim që të garantojë ruajtjen e sigurisë së të dhënave personale që përpunon. Të dhënat ruhen vetëm për periudhën e nevojshme të përfundimit të procesit të rekrutimit dhe aksesohen vetëm nga personeli i autorizuar, i cili ka për detyrë të ruajë konfidencialitetin e të dhënave personale.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. informohen se të dhënat e tyre personale do të përpunohen nga Banka sipas përshkrimit të mësipërm.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë akses, korrigjim, fshirje, kufizim të përpunimit të të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këto të drejta ata mund të kontaktojnë në adresën e email: [email protected]


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.unionbank.al


Union Bank

Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.


INFORMACIONE KONTAKTI